Inter është kryesuesja e vetme e kampionatit pas javës së tretë të ‘Seria A’. Edhe pse ziklatërit mund ta ndajnë këtë post me Torinon e cila të hënën luan kundër Lecce-c, aktualisht skuadra e drejtuar nga Conte është me pikë të plota pas fitores minimale 1-0 kundër Udinese-s si dhe barazimit të Juventusit me Fiorentinën.
Në ‘San Siro’ zikaltërit ishin nga minuta e parë më këmbëngulës, por gjithçka u bë më e lehtë kur në minutën e 35 miqtë nga Friuli mbetet me 10 lojtarë pas veprimit të pahijshëm të De Paul, i cili goditi me shpullë Candreva-n. Pas këtij episodi Inter arriti të zhbllokonte shifrat me Sensi-n, i cili rezultoi edhe njeriu vendimtar për këtë sfidë. Sikundër pritej, shtatshkurtri golin e vetëm e realizoi me kokë.
Në ‘La Liga’ Barcelona është rikthyer te fitoret duke shkatërruar Valencia-n me shifrat 5-2. Katalanasit të cilët sërish kishin mjaft mungesa në sulm e nisën me marshin e pestë dhe në minutën e 2 Anssumane Fatti zhbllokoi shifrat. 16-vjeçari ishte protagonist edhe pas pesë minutash kur aisstoi për De Jong, i cili dysfishoi rezultatin.
Në pjesën e parë Gamerio ringjali shpresat për miqtë, ndërsa Pique me fillimin e fraksionit të dytë të lojës realizoi golin e tretë për Barcelonën. Përveç katalanasve në përgjithësi në kët ndeshje mahniti edhe Luiz Suarez, i cili u fut si zëvendësues pas dëmtimit të lënë pas dhe realizoi ‘dopietë’. Në minutat shtesë pati kohë edhe për një gol të Valencia-s, që stampoi shifrat përfundimtare.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
71%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
10%
Vota total: 630
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nico Williams dhe Barcelona gjejnë dakordësinë, caktohet koha e transferimit në Katalonjë
12 Korrik, 19:45
-
Inter, Marotta njofton rinovimin e Inzaghit: Ka firmosur deri në vitin 2026
12 Korrik, 17:19
-
Fëmija që u burrërua nga futbolli! Në Itali nderojnë Kristjan Asllanin, të gjithë banorët në shesh
8 Korrik, 19:38
-
Zyrtare/ Interi shton rivalitetin në mesin e fushës, Piotr Zielinski: Krenar që vishem zikaltër
7 Korrik, 11:20
-
Zyrtare/ Chelsea prezanton sulmuesin e Barcelonës, kontratë 6-vjeçare për spanjollin
1 Korrik, 17:38
-
Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë
29 Qershor, 21:51
-
Vlorë/ Nesër rikthehet në fushë pas 38 vitesh ndeshja Flamurtari-Barcelona
28 Qershor, 21:05
-
Marotta, presidenti i ri i Interit! 'Oaktree' i beson postin administratorit sportiv: Emocion i fortë, fjalët po bëhen vepra
4 Qershor, 12:43
-
Ndërlikohet rinovimi, kapiteni rrit kërkesat ndaj Interit! Klubi brazilian shndërrohet në 'market', Broja drejt Monaco-s
31 Maj, 12:23
-
Zyrtare/ Barcelona firmos me trajnerin Hansi Flick
29 Maj, 15:16
-
VIDEO/ Xavi e mbyll me fitore te Barcelona, thyen Sevillan! Southampton rikthehet me ‘play-of’ në Premier League
27 Maj, 12:31
-
Renditja/ Atalanta largon Romën nga Champions League, Empoli mbijeton në limite! Inter dhe Napoli barazojnë në javën e fundit
26 Maj, 22:45