Në Angli mediat raportojnë se Chelsea ka fituar garën me Inter për blerjen e mesfushorit Mateo Kovacic. Kroati sezonin e fundit luajti si i huazuar te londinezët dhe këtë të fundit kanë vendosur ta blejnë përfundimisht para 30 korrikut, datë pas të cilës mendohet se Chelsea do të marrë një dënim me bllokimin e dy sesioneve në merkato.
Për kartonin e ‘playmakerit’ Chelsea ka rënë dakord t’i paguajë 50 mln euro Reali të Madridit. Ndërkohë drejtuesit e klubit më herët kanë mbyllur gjithçka me prindërit e Kovacic sa i takon kohëzgjatjes së kontratës dhe fitimet që do të ketë në Londër.