Inter më në fund mbyll një marrëveshje, gjen zëvendësuesin e Canselo-s

Inter më në fund mbyll një marrëveshje, gjen zëvendësuesin e Canselo-s

Valentino Lazaro dhe Arjen Robben

Me ardhjen e Conte-s shumë emra janë përfolur për t’u afruar te Interi, mes të cilëve edhe Romelu Lukaku, për të cilin po haste shumë vështirësi. Gjithsesi në pritje të belgut ‘Sky Sports’ raporton se zikaltërit më në fund kanë arritur marrëveshjen e parë për këtë verë.

Bëhet fjalë për futbollistin e Hertha Berlinit Valentino Lazaro, i cili tek Interi shihet si zëvendësuesi i Cancelo-s, portugezit që sezonin e kaluar la një ‘gropë’ në prapavijën zikaltër. Për kartonin e futbollistit do të paguhet shifra e 20 mln eurove në formë direkte dhe 4 të tjera do të jenë bonuse.

Lazaro është 23 vjeç dhe gjithashtu është pjesë e kombëtares së Austrisë. Sezonin e fundit në 31 ndeshje në kampionat ai arriti të shënonte 3 gola.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025