Inter mposht me lehtësi Veronën, Lazio luan “tenis”

Inter mposht me lehtësi Veronën, Lazio luan “tenis”

Futbollisti, Mauro Icardi ku shënoi golin e parë për Inter

Pas ndalesës 1-1 të Romës në Bologna, Inter dhe Lazio kanë përfituar me fitoret e tyre në luftën sa i përket vendeve për në Champions League sezonin e ardhshëm. Inter ka fituar 3-0 ndaj Verona në “San Siro” duke mbrojtur vendin e katërt. Zikaltërit kanë një pikë më shumë se Lazio e vendit të pestë, që fitoi 6-2 ndaj Benevento në “Olimpico” dhe dy pikë më pak se Roma e vendit të tretë.

Mauro Icardi shënoi golin e parë për Inter, ende pa u mbushur një minutë lojë. Kapiteni argjentinas shënoi edhe golin e tretë, ndërsa të dytin e realizoi Ivan Perisic. Icardi ka shënuar 24 gola në këtë edicion të Serie A, ku është i dyti në renditjen e golashënuesve me një gol më pak se Ciro Immobile, i cili shënoi dy nga gjashtë golat e Lazio në fitoren me përmbysje ndaj Benevento, që e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në pasditen e Serie A, Fiorentina dhe Atalanta fituan 2-0 në fushën e tyre përkatësisht ndaj Crotone dhe Udineze. Torino triumfoi në transfertë, 4-0 në Cagliari, ndërsa në barazim 1-1 u mbyll Genoa-SPAL. Në mbrëmje (ora 20:45) luhet ndeshja e fundit e javës së 30-të, “supersfida” Juventus-Milan.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë