Interi është rikthyer te fitoret në kampionat pasi sot ka mposhtur me shifrat e pastra 2-0 skuadrën e Spal. Zikaltërit të cilët ishin të kushtëzuar për shkak të mungesave e patën të vështirë të shënonin në pjesën e parë dhe goli që zhbllokoi shifrat erdhi në minutën e 68 nga Politano. Pak çaste më pas Galdiardini do të dyfishnote dhe do të vuloste rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore Interi mbën përkohësisht të sigurtë vendin e katërt dhe shkon -1 pikë nga Milani i vendit të tretë. “Djalli” ndërkohë më herët në kuadër të javës së 27 të “Seria A” kishte siguruar 3 pikët falë rezultatit 1-2 në transfertën kundër Chievo-s. Ndeshjen e ardhshme Milan dhe Interi do të përballen për derbin e Milanos.