Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Steven Zhang, presidenti i Inter

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Interit, Steven Zhang u shkruan hapur tifozëve, duke pranuar vështirësitë në rifinancimin e borxhit dhe në të njëjtën kohë duke u përpjekur të qetësojë të gjithë për të ardhmen e zikaltërve, kampionë të Serie A këtë sezon.

“Ndërsa i afrohemi fundit të këtij sezoni fantastik, dua t'i përgjigjem spekulimeve për stabilitetin financiar të klubit tonë. Gjatë muajve që çojnë në datën e skadimit të strukturës së financimit me Oaktree, ne kemi bërë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje miqësore me partnerin tonë, duke përfshirë ofrimin e opsioneve të shumta për Oaktree për të marrë një kthim të plotë dhe të menjëhershëm financiar.

Fatkeqësisht, përpjekjet tona deri më tani janë acaruar nga kërcënimet ligjore dhe mungesa e një përfshirjeje të konsiderueshme. Nga ana e Oaktree e gjithë kjo ka qenë shumë zhgënjyese, por kjo sjellje tani po krijon një situatë të rrezikshme për klubin, e cila mund të rrezikojë seriozisht stabilitetin e tij.

Dua të siguroj qindra miliona tifozë në mbarë botën se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mbrojmë ngjyrat tona, vlerat tona themeluese dhe stabilitetin tonë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë drejt një zgjidhjeje paqësore me Oaktree dhe të vazhdojmë historinë tonë të suksesit për Interin tonë të dashur", thuhet mes të tjerash në letër.

SITUATA - Strategjia e Interit është e qartë, të marrë një fond prej 420-430 milionë eurosh nga Pimco (15 përqind normë interesi) dhe të shlyejë borxhin me Oaktree i cili shkoi nga 275 milionë në 2021 deri në 375 milionë euro tani me gjithë interesat.

Steven Zhang kërkon ta mbajë klubin në kushtet kur ana sportive është më e mirë se kurrë në vitet e fundit, teksa priten të ardhura. Nëse Zhang me Suning nuk paguan shumën e majme, atëherë Oaktree ka të drejtë të marrë pronësinë mbi Interin. Marrëveshja duhet të sigurohet deri më 20 maj 2024.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim