Interi i është përgjigjur fitores së Juventusit pasi në transfertën e Torinos zikaltërit e Conte-s nuk i kanë diskutuar tre pikët, duke ‘likuiduar’ pastër me shifrat 0-3 skuadrën garanada. U deshën vetëm 12 minuta për të parë golin e parë të realizuar nga Lautaro Martinez, i cili nuk fali përballë portierit. Nuk kaloi shumë dhe një kros i Biraghi-t u shndërrua në gol nga De Vrij. Pas pjesës së parë në të dytën pati vend edhe për një tjetër gol, të realizuar nga Lukaku i cili më këtë rrjetë ngjitet në kuotën e 10 realizimeve pas 13 ndeshjesh.
Në fund zikaltërit koleksionojnë fitoren e shtatë në shtatë transferta të këtij sezoni, por ajo që shqetëson shumë është dëmtimi i Nicola Barrela-s, mesfushorit që dyshohet se ndrydhi gjurin.
Ndërkohë sa i përket renditjes Interi është vetëm 1 pikë larg Juventusit, skuadrës që udhëheq kampionatin. Më herët në Seria A Milan barazoi 1-1 me Napolin në supersfidën e kësaj jave.
Në ‘Premier League’, përballja mes Manchester City-t dhe Chelsea-s është mbyllur me fitoren 2-1 të ‘citizines’. Në minutën e 21 Kante dha përshtypjen se kjo do të ishte fitorja e gjashtë radhazi për Chelsea-n në kampionat, por brenda pjesës së parë skuadra e drejtuar nga Guardiola përmbysi shifrat falë De Bryune dhe Riad Mahrez.
Ky rezultat riktheu City-n te fitoret pas humbjes me Liverpool, ndërkohë që ‘citiziens’ u ngjitën në vendin e tretë me 28 pikë, 9 më pak se Liverpuli i vendit të parë.
Në La Liga Real Madrid ia ka dalë të marrrë tre pikët në Bernabeu, por publiku vendas vërshëlleu ekipin pothuajse përgjatë gjithë lojës. Sociedad mori avantazhin në kryeqytet që në minutën e 2, ndërsa u desh shumë kohë për të parë Benzema-n të barazonte shifrat. Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë Valverde përmbysi rezultatin, ndërsa në minutat në vijim Modric vulosi gjithçka në 3-1.
Pas 14 javësh kampionat, Real madridi dhe Barcelona ndajnë vendin e parë me 25 pikë, por më një ndeshje më pak se skuadrat e tjera.