Inter ka marrë të paktën përkohësisht kryeminin e Seria A, pasi për llogari të javës së 21 ka mposhtur pastër 0-2 Fiorentinën. Në Artmemio Franko zikaltërit do të ishin dominues, por për ta parë golin e parë u desh të vinte minuta e 31. Nico Barella zhbllokoi shifrat me një goditje kirugjikale nga jashtë zone.
Kaq në pjesën e parë edhe pse në mbyllje Lukaku humbi mundësinë ideale për të dyfishuar. Atë që se bëri belgu, e bëri Perisic në pjesën e dytë, që finalizoi një aksion brilant pas një shpërthimi të zakonshëm të Hakimi-t. Më tej zikaltërit administruan rezultatin, duke koleksionuar një tre pikësh që i rendit përkohësisht të parët. Me 1 pikë më pak është Milan, që të dielën pret në San Siro Crotone-n.
Ndërkohë sot do të luhet edhe supersfida e javës mes Juventusit dhe Romës. Zonja e Vjetër duhet të fitojë me patjetër për të mos u shkëputur nga vendet e para, ndërkohë përballë do të ketë verdhekuqtë të cilët renditen të tretët pas Interit dhe Milanit.
Sakaq edhe Bundeliga ka zhvilluar ndeshjen e parë të javës së 20, me Bayern Mynchen që është mjaftuar me golin e Coman për të likuiduar 0-1 Hertha-n e Berlinit. Për t’u veçuar në këtë ndeshje edhe penalltia e humbur e Leëandoskit në minutën e 12.