TIRANE- Interesi i bonove të thesarit regjistroi rekorde të reja ditën e djeshme, kur, në ankandet e zhvilluara në Bankën e Shqipërisë, bonot me maturim 12-mujor zbritën poshtë nivelit 4% dhe u emetuan me një normë mesatare interesi 3.85%. Përgjatë një viti, interesat e bonove 12-mujore rezulton të kenë rënë 43%. Minimum të ri historik regjistruan edhe bonot me maturim 6-mujor, që u emetuan me një normë mesatare interesi prej 3.68%, duke ju afruar nivelit të normës bazë të interesit të BSH prej 3.5%, ndërkohë që bonot 3-mujore kanë zbritur tashmë poshtë këtij niveli, në fund të shtatorit.
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)











