Për shkak të protestave mbarëpopullore në Maqedoni, në Shkup kanë arritur edhe gazetarët e mediave botërore për të raportuar për protestën që do të zhvillohet sot në ora 14.00, bëri të ditur agjencia maqedonase e lajmeve, INA.
Rrjetet botërore CNN, BBC, Associated Press dhe shumë televizione të tjera nga Evropa dhe dhe shtetet ballkanike, do ta ndjekin me shumë vëmendje protestën e sotme të opozitës, e cila për herë të parë në histori organizon një protestë gjithë-popullore kundër kryeministrit të vendit, Nikolla Gruevski.
Analistët janë të mendimit se dita e sotme do të jetë një "revolucion" gjithë-popullor për t'i bërë me dije kryeministrit Gruevski se nuk ka mbështetjen e popullit pas skandalit të përgjimeve ku është i përfshirë në korrupsion, krim, vrasjen e gazetarit Mlladenov, të riut Neshkovski dhe është i përfshirë në rastin Monstra.
Ndërkohë, pakënaqësia më e madhe e qytetarëve kundër Gruevskit është rritur edhe më shumë pasi në aksionin policor në Kumanovë u vranë 8 pjesëtarë të njësiteve speciale policore.
Për këtë Gruevski duhet të mbaj përgjegjësi politike dhe komanduese, pasi analistët janë të mendimit se ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov ka organizuar aksionin policor ku kishte humbje katastrofale të policisë së shtetit. /atsh/
/Shqiptarja.com