Interi është shumë pranë finalizimit të një tjetër përforcimi me peshë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të medieve italiane, zikaltërit kanë arritur një marrëveshje verbale me mbrojtësin anglez John Stones, i cili pritet t'i bashkohet skuadrës si lojtar i lirë.
Kontrata e Stones me Manchester Cityn skadoi më 30 qershor, duke i hapur rrugën transferimit me parametër zero. Pas javësh kontaktesh dhe negociatash, drejtuesit e Interit, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta, kanë bindur mbrojtësin 31-vjeçar të pranojë një kontratë dy vjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.
Interi ka fituar konkurrencën e disa klubeve të njohura evropiane. Chelsea dhe Arsenali shfaqën interes konkret për anglezin, ndërsa edhe Juventusi e Napoli provuan të hynin në garë në orët e fundit. Megjithatë, Stones ka vendosur t'u japë përparësi zikaltërve, duke i afruar ata edhe më shumë drejt mbylljes së marrëveshjes.
Nëse nuk do të ketë surpriza të minutës së fundit, John Stones pritet të bëhet shumë shpejt përforcimi më i ri i Interit për sezonin e ardhshëm.
Komente







