Ylli i Celtic, Rocco Vata u “skautua” nga Interi gjatë fitores 2-0 të skocezëve ndaj Lazios në ligën e të rinjve të Champions League. Kjo thuhet nga Daily Record që pretendon se gjigantët e Serisë A janë skuadra më e fundit që ka vënë në radarin e tyre fantazistin e Republikës së Irlandës U-21.
Vata është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Celtic dhe ende nuk ka bërë paraqitje dinjitoze në ekipin e parë këtë sezon. Klubi italian Torino thuhet gjithashtu se është i interesuar për anësorin, së bashku me Frosinone, i cili e pa lojtarin gjatë humbjes së Celtic në Kupën e Premier League ndaj Brighton javën e kaluar.
Vata është i biri i Rudi Vatës, ish-kapitenit të Kombëtares dhe është 18 vjeç.I lindur në Glasgou të Skocisë, Vata i vogël luan për Irlandën dhe ende nuk ka zgjedhur nëse do veshë fanellën kuqezi të Shqipërisë.