Interi gjen zëvendësuesin e Skriniar

Interi gjen zëvendësuesin e Skriniar

Merih Demiral

Mbrojtësi i Atalantës, Merih Demiral (25 vjeç) shihet si zëvendësuesi i Milan Skriniar te Interi. Skuadra nga Serie A ka identifikuar ndërkombëtarin turk për qendrën e mbrojtjes, me Demiral që ka një kontratë deri në 2026 me bergamaskët.

Një konflikt mes tij dhe trajnerit Gasperini pritet që të shfrytëzohet nga Interi, që kërkon një vit në huazim lojtarin dhe më pas të ketë të drejtën e blerjes, por jo me detyrim. Sipas medieve në Itali, Demiral ka qenë pranë Interit edhe në janarin e këtij viti, kur shihej si një afrim emergjent nëse Skriniar do kalonte te PSG-ja atë kohë.

Demiral kaloi nga Juventusi te Atalanta sezonin e shkuar, teksa njihet për cilësitë që zotëron në qendër të mbrojtjes dhe për lojën agresive dhe shpirtin luftarak në fushë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE