Interi është zyrtarisht edhe një edicion jashtë Champions League, pasi barazoi në shtëpi me ekipin e Udineses 0-0.
Të besuarit e Maxarit tentuan shumë herë për të shënuar në pjesën e parë dhe të dytë me Palacion dhe pjesën tjetër të ekipit, por deri në fund nuk arritën që të gjenin rrugën e rrjetës.
Vlen të theksohet edhe një pretendim nga zikaltërit për një 11-metërsh, por arbitri nuk ishte i këtij mendimi duke shuar ëndrrën e Thohir për një kualifikim në Champions League.
Me këtë barazim Interi ka 48 pikë në vendin e pestë, 13 pikë më pak se Napoli në vendin e tretë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com