Interi rikthehet tek fitorja dhe këtë e bën duke mundur 4-0 Cagliarin në ndeshjen hapëse të javës së 33-të. Zikaltërit e kanë dominuar ndeshjen duke shënuar shumë shpejt që në minutën e 3-të me Joao Cancelo. Miqtë nuk kanë fuqi të reagojnë dhe në fraksionin e dytë Interi vulos pokerin. Kapiteni Mauro Icardi realizon në minutën e 49-të duke shënuar golin e 25-të sezonal. Ndërsa më pas shënojnë edhe dy kroatë. Fillimisht Marselo Brozovic.
Mesfushori realizon një gol shumë të bukur nga brenda zone ndërsa në fund rrjetën e tund edhe Ivan Perisic. Interi pas kësaj fitoreje ngjitet në vend të tretë në zonën Champions me 63 pikë dy më shumë se Lazio e Roma.
Barcelona ngec në një barazim 2-2 ndaj Celta Vigo në stadiumin “Balaidos” . Katalanasit që kishin lënë pushim thuajse gjithë skuadrën shënuan të parët me Dembele ndërsa vendasit barazuan me Jonny Castro. Por Barcelona e morri sërish avantazhin me golin e Paco Alcacer në minutën e 64-të. Megjithatë blaugranët nuk e mbajtën dot fitoren dhe Celta barazoi me Aspas 8 minuta nga fundi. Barcelona kryeson me 83 pikë 12 më shumë se Atletico.
Ndërsa në Gjermani Bayerni i Mynihut është skuadra e parë finaliste e Kupës. Bavarezët fituan me goleadë ndaj Leverkusen në shifrat 6-2 në gjysmëfinale. Javi Martinez zhbllokoi rezultatin dhe Leëandoëski dyfishoi ndërsa Muller shënoi tre gola dhe po ashtu një gol e shtoi Thiago Alcantara. Në finale Bayerni do përballet me fituesen e çiftit Schalke-E. Frankfurt.