Interi merr tri pikë pas pesë vitesh në 'Olimpico', mund 0-2 Lazion dhe largohet nga Juventusi (VIDEO)

 

Pas pesë vitesh, Interi ia doli që të siguronte tri pikë në "Olimpico" përballë Lazios. Djemtë e Simone Inzaghit fituan 0-2 për javën e 16-të duke u shkëputur në krye të Serie A me katër pikë më shumë se Juventusi ndjekës. Dueli u zhbllokua pas një gafe në mbrojtjen vendase, me Lautaron që kaloi edhe portierin për ta ndalur topin në rrjetë. Në pjesën e dytë Thuram "vulosi" sfidën me golin e minutës së 66-të. Tanimë me 41 pikë Interi është në vendin e parë, teksa Lazio me 21 pikë qëndron në pozitën e 11-të. Hera e fundit që Interi merrte tri pikë në "Olimpicon" e Romës ishte 29 tetori i 2018 dhe për ironi të fatit në stolin e Lazios ndodhej Simone Inzaghi. Icardi me dopietë dhe Brozovic shënonin më shumë se pesë vite më parë, për suksesin 0-3.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi merr tri pikë me Lazion pas pesë vitesh dhe shkëputet në krye të Serie A! Milan tripletë Monzës, Bologna fiton 2-0 ndaj Romës


S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit