Interi 'përmbyt' 2-4 Romën në rebeshin e 'Olimpicos', zikaltërit vijojnë kryesimin e Serie A (VIDEO)

Interi 'përmbyt' 2-4 Romën në rebeshin e 'Olimpicos', zikaltërit vijojnë kryesimin e Serie A (VIDEO)

Festa e Interit


Interi ecën me hap kampioni. Zikaltërit fituan 2-4 në "Olimpico" kundër Romës për raundin e 24 në Serie A. Heroi i miqve nga Milano ishte Marcus Thuram, që riktheu epërsinë e zikaltërve. Dueli u zhbllokua në të 17 minutë nga Acerbi, që i dha epërsinë djemve të Inzaghit.

Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në pjesën e parë përmbysën gjithçka me Mancinin dhe El Shaaraëy për 2-1. Në pjesën e dytë, Thuram barazoi në të 49 minutë, para se sulmuesi të detyronte Angelinon të shënonte në portën e vet për rezultatin 2-3. Në fund (90+3') Bastoni "vulosi" shifrat për 2-4, teksa nuk kishte minuta për Kristjan Asllanin. Në rebeshin e "Olimpicos", trajneri Daniele De Rossi pëson humbjen e parë me verdhekuqtë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi 'tërbon' Romën dhe e mposht 2-4 në kryeqytet! Lazios fiton 1-3, Immobile vendos rekord! Kumbulla në stol


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja