Interi refuzon ofertën për portierin Onana

Interi refuzon ofertën për portierin Onana

Andre Onana

Manchester United ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për portierin Andre Onana, e cila është refuzuar nga Interi, pretendon Corriere dello Sport.

Onana u afrua verën e kaluar si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Ajax u ndërpre, me gardianin që i ndihmoi zikaltërit të arrinin në finalen e Ligës së Kampionëve me pritjet e tij.

David de Gea ka qenë portieri i parë i United për 12 sezonet e fundit, por ai mund të largohet kur t'i skadojë kontrata në fund të muajit. Onana është identifikuar si objektivi kryesor për ta zëvendësuar atë dhe Corriere dello Sport zbulon se klubi tashmë ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh, me Interin që nuk ulet poshtë 60 milionëve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg