Interi shkarkon trajnerin Luciano Spalletti. Pas dy sezonesh dhe dy kualifikimeve për në Champions League përfundon aventura e trajnerit Spalletti tek Interi. Shkarkimi i Spalletti-t është bërë zyrtar dhe drejtuesit zikaltër kanë zgjedhur Antonio Conten si pasues të tij. Ish-tekniku i Juves, Kombëtares italiane dhe Chelseat do të zyrtarizohet nesër.
Gjatë javëve të ardhshme Administratori Marotta do të diskutojë me Spalletti-n se si do ta zgjidhin çështjen e kontratës që përfundon në vitin 2021. Në komunikatën e shkurtër të klubit ziklatër lexohet:” Klubi falenderon Luciano Spalletti-n për punën e bërë dhe rrugën e përshkruar së bashku”.
Trajneri i ri Antonio Conte ka filluar nga puna me zikaltërit pasi ka takuar edhe stafin e komunikimit dhe të shtunën së bashku me Marotta-n dhe gjithë drejtuesit e tjerë zikaltër do të jenë në stadiumin "Wanda Metropolitano" për të ndjekur finalen e Champions Liverpool-Tottenham./Përgatiti Andi Kapxhiu