Te Interi, konkretisht në Milano, sonte pritet të mbërrijë Alesix Sanchez. Arsyeja se përse ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja ka të bëjë me 2-3 mln euro më shumë që Manchester United ka kërkuar nga italianët.
Të dy klubet më herët kanë mbyllur gjithçka duke rënë dakord se në rast të blerjes përfundimtare zikaltërit të pagujën 15 mln euro, por kërkesa esktra me 2-3 lidhet me pagën e lojtarit, pasi anglezët pretendojnë që ajo të paguhët 50-50.
Duke parë që gjatë verës Interi dhe United kanë zgjidhur gjithçka për Lukaku-n edhe kjo do të jetë një pengesë e kalueshme.
Komento