Interi është rikthyer në krye të Serie A. Vetëm 24 orë ka zgjatur mbretërimi i Juventusit si kryesues, pasi zikaltërit e Inzaghit fituan 4-0 kundër Udineses në "San Siro". Inter nuk e vendosi në diskutim fitoren duke shënuar tre herë në pjesën e parë. I zakonshmi Calhanoglu nuk gaboi nga penalltia në minutën e 37-të, teksa Dimarco dhe Thuram trefishuan në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 71 Asllani mori vendin e Calhanoglu dhe luajti 20 minuta në këtë duel. Duhej kapiteni Lautaro që në të 84 minutë të vuloste takimin për 4-0. Me 38 pikë Interi mban vendin e parë në Serie A, dy pikë më shumë se Juventusi ndjekës.