Përveç rrjetit të Laboratorëve, tashmë Intermedica vjen për të gjithë shqiptarët edhe si një Qendër Diagnostikuese.

Të gjithë ata pacientë që kanë nevojë të kryejnë ekzaminime të detajuara, si: ekzaminimi kardiologjik, densitometrik, elastografik, imazherik etj mund t’i kryejnë ato pranë Qendrës më të re Diagnostike “Intermedica”. 

Rrjeti laboratorik i Intermedikas e kompletoi misionin e vet duke instaluar të gjithë analizatorët laboratorikë dhe duke bërë dhe korrelacion me laboratorë të mëdhenj në botë, si në Itali, Gjermani  e Greqi. Si strukturë laboratorike Intermedica pranon çdo lloj analize që ka në literaturën mjekësore. Për të mos lodhur pacientin, duke e çuar sa në qendër në tjetër, Intermedica krijoi qendër diagnostikuese, që t’i afrohet pacientit.

Presidenti i Intermedica Vasil Llajo është shprehur se instalimi i parë i skanerit Shqipëri është bërë në vitin 1995.