Drejtuesi i 'Intermedica': Sot 500 kërkesa për bërjen e testit COVID, ja sa kushton dhe procedura që duhet ndjekur (VIDEO)

TIRANË- Në laboratorin privat "Intermedica" gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar në kufi, ka pasur një fluks  të madh kërkesash për të bërë testin COVID. Në një lidhje me "Skype" për Report Tv, titullari i këtij spitali, Vasil Llajo ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 500 kërkesa, teksa ka sqaruar me detaje se  si mund të lënë takimim e deri te marrja e një përgjigjeje.

"Kontakti me laboratorin  është i lehtë, mund të futen në sajtin zyrtare për të mbyllin takimet e nevojshme. Laboratori hapet që në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 08:00, por ne orarin mund ta shtyjmë deri 24:00 ose më vonë për të plotësuar numrin e testeve dhe për të përballuar fluksin e madh. Vetëm sot dhe nesër takimet mund të jenë të shtyra pak në kohë, pasi kemi një volum të madh të kërkesave që po mundohemi t'i përballojmë. Kërkesat kanë qenë rreth 120, por sot mund të kemi kaluar 500 kërkesa. Nuk shkelim standartet Europiane që nga marrja e tamponit deri në rezultatin final. Duhet të kemi parasysh që licensimi është bërë për disa kushte speciale që laboratori i ka në Tiranë, po mundohemi të implementojmë dhe disa laboratorë në disa rrethe, nuk duhet të bëhemi viktimë e masivizimi, jo në çdo pikë mund të kthehet për marrjen e testit. Nuk ngutemi për të bërë reklamë, e as të bëjmë njoftim që i përballojmë flukset e mëdha, që të jemi shumë të besueshme, kemi njoftuar pikat kufitare për mënyrën e dhënies së përgjigjes, që të ketë element siguri dhe në përgjigjen tonë do të jetë QR që mund të skanohet përgjigja. Ky është elementi maksimal i sigurisë, që nuk mund të falsifikohen përgjigjet tona", tha Llajo.

Për shkak të fluksit të madh, përgjigja del për 48 orë, sqaroi Llajo, po theksoi se kjo situatë maksimumi do të zgjatë për 2-3 ditë. Me qetësimin paksa të situatës, përgjigja do të dalë për 24 orë.  

"Qytetarët me përgjigjen tonë nuk do të kenë as problemin më të vogël në kufi. Duke përjashtuar ditën e sotme dhe të nesërme që presim një fluks të madh që mund të shkojë deri në 48 orë, më pas do të jetë për 24 maksimuni për 36 orë. Në këtë javë do kërkonin mirëkuptimin e qytetarëve", sqaroi ai për Report Tv.

Në "Intermedica" një test COVID-i kushton 12 mijë lekë, një shumë e përballueshme për xhepat e shqiptarëve, ku Llajo është kujdesur të theksojë se cilësia është sipas standarteve Europiane.

"Çdo çmim bazohet edhe në cilësinë, çmimin i tamponit është 12 mijë lekë të reja, ne në çdo përgjigje kemi shënuar kitiN që bëhet ekstraktimi, dhe aty mund të gjykojë se si është cilësia e testit dhe do dalë në përfundimin që 12 mijë lekë nuk është shumë e lartë. Cilësia është brenda standarteve që ka përcaktuar komuniteti Europian. Ne kemi shtuar kapacitetin mjekësor për të përballuar fluksin e madh, kudo që të merren mostra do të vijnë në një laborator se kështu është biologjia molukelare, po negociojmë me disa laboratore si janë kushtet e marrjes së mostrave dhe ne do të dërgojmë tamponët tonë për të marrë mostrën", përfundoi Llajo në lidhjen me "Skype" për Report Tv.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rroga dhe corona: 18/08/2020 14:48

    Nje familje me 4 vete qe ka ardhur per hall dhe vete ne shtepi jashte..duhet te paguaj 500 mije leke qe te dalinga kufiri....sa rroga me e nire mujore ketu. Nuk eshte shtrenjte thote spitali...aq sa merr ne muaj nje doktor i tij. Bukur dhe publiciteti. Perendimor mo

    Përgjigju
  • Soni: 18/08/2020 10:51

    Ktu eshte falas....Landi Wurtemberg .

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2020 00:17

    Ne Boston testi kushton 135-200$ pa inshurence,por ka pika te caktuara qe ofrohet falas.

    Përgjigju
  • Misku: 18/08/2020 00:08

    Po kush mjek e ben se nuk po e marrim vesh. A ka mjek apo futja kot

    Përgjigju
  • Alb: 17/08/2020 22:44

    Vjedhja e rradhes qe ju behet shqiptareve 12.000 leke te reja per nje test covid eshte e paperballueshme per xhepat e shqiptareve...keni marre tarifate e vendeve te BE por keni haruar qe te ardhurat ne Shqiperi jane sa 1/10 e te ardhurave te europianeve....Turp e faqe zeze qe shume njerez mendojne si te pasurohen ne kohe pandemie kur pjesa me e madhe e shqiptareve te varfer nuk ngopin barkun me buke...Turp shtetit qe nuk vendos plafon tek keto klinika qe shfrytezojne fatkeqesine ne keto kohe te veshtira pa patur ndjenjen me te vogel te solidaritetit per bashkekombasit e tyre .... Shume Turp

    Përgjigju
  • çentrale: 17/08/2020 20:09

    12 000 LEK eshte shume shtrenjt o grupi. Ja keni futur evropes per cmimin.Per cilesine shpresojme ...

    Përgjigju
  • Ana: 17/08/2020 18:41

    12 mije lek e perballushme nga shqiptaret,a nuk e njeh realitetin ky ,jan fry per vete e nuk u ban pershtypje gjendja e ekonomike e te tjereve.

    Përgjigju
  • testi: 17/08/2020 14:38

    x4 sa ka nje familje shkon 400 Euro. Hajde shtet hajde

    Përgjigju
  • Llajo: 17/08/2020 14:03

    Sa kushton ne vende te tjera? Edhe ketu do beni para ...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat