Mutacionet e reja sars CoV-2 ne gjenin spiket/ 'Jo panik', Laboratori “INTERMEDICA” i detekton edhe këto

Mutacionet e reja sars CoV-2 ne gjenin spiket/ 'Jo panik', Laboratori “INTERMEDICA” i detekton edhe këto

Laborator i INTERMEDICA

Kohët e fundit janë identifikuar dy variante të ndryshme SARS-CoV-2, VUI 202012/01 (përkatësisht në Anglinë e Jugut) dhe 501.V2 (Afrikën e Jugut.), të cilët kanë shkaktuar një rritje të rasteve me COVID-19. Ndërkohë, varianti VUI 202012/01 është detektuar gjithashtu në rajone të tjera të Evropës. Të dy variantet karakterizohen kryesisht në disa mutacione në gjenin S, i cili kodifikon proteinën Spike dhe meqenëse rezulton një rritje e numrit të personave që infektohen me këto variante në një periudhë të shkurtër kohe, supozohet se është më infektues se variante të tjera SARS-CoV-2.

Sidoqoftë, ende duhet të sigurohen prova shkencore për të konfirmuar këtë hipotezë.

Këtu do të dëshironim t'ju informonim se këto variante të reja, të cilat diskutohen aktualisht në gjithë mediat e botës, mbulohen nga sistemi i testeve SARS-CoV-2 të Kompanisë Gjermane “EUROIMMUN”.

Pikërisht, ky sistem testesh është përdorur që në fillim nga laboratori INTERMEDICA për testimet për SARS-CoV-2. Dhe tani, praktikisht detekton dhe këto mutacione.

Aktualisht është i vetmi laborator në territorin e Republikës së Shqipërisë që përdor Sistemet e testimeve te kompanisë EUROIMMUN. Më poshtë gjeni më shumë detaje për sistemet përkatëse të këtyre testimeve të lancuar nga kompania EUROIMMUN:

Sistemet e testimit

EURORealTime:

Meqenëse sistemet e testimit EURORealTime SARS-CoV-2 dhe EURORealTime SARS-CoV-2 / Gripi A / B bazohen në identifikimin e gjeneve ORF1ab dhe N të SARS-CoV-2, ato nuk preken nga mutacionet të cilat prekin gjenin Spike (S-Gene). Ky është një avantazh ndaj sistemeve të tjera testuese, të cilat bazohen në gjenin më të ndryshueshëm, atë Spike (p.sh. Thermo Fisher TaqPath ose Altona Diagnostics RealStar SARS-CoV-2 RT-PCR Kit 1.0).

Përmes gjeneve, të cilët identifikohen prej kiteve të kompanisë EUROIMMUN, është e mundur plotësisht të dallohen dhe rastet me mutacion, të cilat prekin gjenin Spike, duke ofruar një rezultat plotësisht të besueshëm qoftë dhe për një individ të infektuar prej SARS-CoV-2 të mutuar. Pra, dy variantet e reja të njohura deri sot prej mutacioneve nuk prekin aspak identifikimin e virusit përmes kiteve, të cilat laboratori INTERMEDICA përdor.

Metoda e testimit ELISA

 (Metodë, e cila përdoret aktualisht në laboratorin INTERMEDICA)

Domeni S1 i proteinës Spike, i cili përdoret si antigen në Anti-SARS-CoV-2-ELISA ( IgA / IgG) dhe Anti-SARS-CoV-2-QuantiVac-ELISA (IgG), përmban njëkohësisht edhe domenin lidhës së receptorëve (RBD) që preket nga mutacionet e varianteve të reja të SARS -CoV-2. Por duhet të theksojmë se, këto ndryshime (ndryshimet individuale të aminoacideve të proteinave) nuk ndikojnë në aftësitë lidhëse të antitrupit ndaj gjithë proteinës pasi preket vetëm një epitop i vetëm. Proteina ka shumë epitope dhe humbja e një vendi lidhje është e lehtë të kompensohet. Ndaj ky ndryshim individual i aminoacideve nuk do të thotë domosdoshmërisht që ky variant i ndryshuar nuk lidh variantin origjinal aq më tepër duke ditur që jo çdo vend brenda epitopit është një target për antitrupin.

Pra, rrjeti më i madh i laboratorëve në Shqipëri - INTERMEDICA ofron dhe do të vazhdojë të ofrojë identifikimin e SARS CoV-2 me saktësinë më të lartë përfshirë dhe variantin e ri, atë të mutuar.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat