Ina Zhupa në fjalën e saj gjatë interpelancës me ministren Manastirliu lidhur me vrasjen e Martin Canit, hodhi akuza të rënda ndaj ministres që nga koha kur ajo drejtonte ministrinë e Shëndetësisë. Zhupa bëri me faj Manastirliun lidhur me vrasjen tek Shkolla Fan Noli.
'Nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre e Arsimit. Nuk e kishim parë në asnjë shkollë. Nuk e kishim parë të kërkonte buxhet më shumë për ministrinë e vet. E pamë kur iu rrezikua karrigia. Gjeti fajtorin, e ka opozita. E ka tik tok. E ka shoqëria, çdo njeri përveç Ogerta Manastirliu. Nëse njëri nga ato nxënës nuk do kishte dalë kampion në sporte apo arte, e para që do kishte merita do ishte Ogerta. Para prindërve për të bërë foto, që do na numëronte suksesin me arsimin, por kur ndodh një fatkeqësi një mungesë përgjegjësie e policisë, drejtoreshës patronazhiste, Ogerta nuk ka faj dhe jep urdhër.'
Zhupa tha se gjatë kohës së ministre e Shëndetësisë, Manastirliu ka ndryshuar sistemin e funksionimit të urgjencave duke i caktuar ditë të ndryshme për spitale të caktuar dhe për këtë shkak Martin Cani nuk u dërgua tek QSUT ku ishte më afër, por tek Spitali Ushtarak sipas ditës që i takonte.
'Asnjë nga prindërit nuk dinte gjë. Brenda perimetrin nuk kishte këmbë të gjallë njeriu nga oficer i sigurisë apo broçkullat që thoni. Fatkeqësia jote e ka ndjekur të gjorin Martin, ke detyruar që urgjenca të shkojnë sipas ditëve të caktuara në spitale të caktuar. Martin do ishte gjallë nëse do çohej tek QSUT. Por ti me ato që ke bërë, e detyruar nga shkolla Fan Noli tek spitali ushtarak. Sepse ishte dita që i takonte spitalit ushtarak. Keni ndërruar një sistem ku nuk është prioritet jeta. Ky është sistemi ku mësuesi i liron një orë para se i thotë kemi mbledhje se ashtu kemi një punë. Ke përgjegjësi ti? Apo përdor mësuesit për fushatë, për like dhe share në rrjete sociale. A e di ti Ogerta që vetëm 27% e shkollave drejtohen nga individë të certifikuar? Po të tjerët çfarë janë, patronazhistë, sepse kanë merakun ti përgjigjen Ogertës se i fshin i uron suksese në jetë.'
Lajmi kryesor: