Interpelanca me PAK, Manastirliu: Do të zgjerohet skema e mbrojtjes sociale (Përfitimet)

TIRANË-Në ligjin e ri të asistencës sociale do të përfshihen në programin e pagesave për personat me aftësi të kufizuara edhe ata individë që përjashtoheshin nga skema e mbulimit nga kontributet shoqërore për shkak të mungesës së sigurimeve gjatë pesë viteve të fundit. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë interpelancës me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuar, në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes.

“Ligji i ri i miratuar i asistencës sociale hap rrugën edhe për përfshirjen e atyre personave të cilët nuk përfshiheshin në skemën e sigurimeve shoqërore për shkak se nuk kishin një vit pune të siguruar në 5 vitet e fundit. Do të jenë më shumë se 3000 individë të cilët do të përfshihen në skemën e asistencës sociale nëpërmjet programeve të mbështetjes sociale për personat me aftësi të kufizuara”, tha Manastirliu.

Në interpelancën me përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi të kufizuar, Manastirliu theksoi se Ligji i ri për asistencën sociale parashikon heqjen e tavanit të periudhës 48 mujore të përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar për ata persona me aftësi të kufizuar të cilët janë në punë, duke e dhënë këtë pagesë për gjithë jetën.

Manastirliu i është përgjigjur pyetjeve gjatë interpelancës për risitë që sjell reforma e aftësisë së kufizuar, duke theksuar faktin se në çdo hap do të konsultohet me grupet e interesit. Reforma përcakton ndryshimin e vlerësimit për personat me aftësi të kufizuar duke perfshirë vlerësimin e ri bio-psiko-social sipas klasifikimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe pritet të shtrihet në të gjithë vendin brenda vitit 2024.

“Ne kemi ndërmarrë një reformë e cila ndryshon katërcipërisht mënyrën e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar duke përfshirë gjithashtu edhe punonjës socialë brenda komisioneve të vlerësimit. Flasim për një vlërësim të ri bio-psiko-social që bazohet në instrumentat më të mirë që ka ngritur Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe struktura të tjera që merren me vlerësimin e aftësisë së kufizuar të cilat ne po i adaptojmë dhe po i aplikojmë në njësitë administrative 6-7 dhe brenda vitit shtrihemi në të gjithë Tiranën”, është përgjigjur Manastirliu.

Duke i’u përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse reforma e aftësisë së kufizuar do të përfshijë personat që nuk dëgjojnë, Manastirliu tha se reforma e re synon integrimin e personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet alternimit të shërbimeve në komunitet bazuar në një kategorizim të aftësisë së kufizuar, duke theksuar qasjen multidisiplinare.

“Integrimi i personave me aftësi të kufizuar në jetën sociale është një objektiv kyç i kësaj reforme dhe ne kemi një qasje shumësektoriale, sepse të gjitha institucionet e linjës, Ministria e Financave me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, Ministria e Arsimit me shkollat profesionale, apo Bashkitë me shërbimet që kanë, do të jenë pjesë e reformës në aspektin e integrimit të skemës së mbrojtjes sociale dhe të përfshirjes sociale”, u përgjigj Manastirliu.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja