TIRANË- Vajza nga Fieri me emrin Etleva Parangoni u largua nga shtëpia në shtator të vitit 1997. 21- vjeçarja e asaj kohe rezultoi e humbur për familjarët, ku këta të fundit mësuan se ditën që iku, vajza kishte hipur në një makinë me xhama të zinj. Pas afro dy jave, Etleva telefonon nga Milano e Italisë dhe u tregon prindërve se ishte shëndosh e mirë. Ky komunikim zgjati deri më 17 dhjetor të 1998, ku më pas Etleva u zhduk. Një letër e kobshme mbërrin në familje nga Interpol Tirana. Ku familjarët u njoftuan se vajza e tyre e njohur edhe si Desdemona Lirjoni në shtetin fqinj ishte gjetur e vrarë në Maranco, Ticino të Italisë. Por këtë lajm të kobshëm nëna e përgënjeshtron në studion e “Pa Gjurmë”
‘ Unë nuk e besoj që vajza ime është vrarë pasi kam folur vetë në telefon. Letra më erdhi në shtëpi nga një oficere policie. Aty shkruhej konkretisht se Etleva Parangoni është gjetur e vrarë më datë 5 dhjetor te vitit 1998. Kjo nuk është e vërtetë se në datën 17 dhjetor të po atij viti Etleva më telefonoi dhe më tha se do të vinte për festat e fund vitit”- u shpreh Margarita, nëna e Etleva Parangonit.
Këtu fillon misteri i vajzës nga Fieri, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, apo institucionet kanë gabuar me të dhënat e asaj kufome që u gjet në Maranco, Ticino të Italisë ? Sipas kërkimeve të familjarëve, vajza e tyre Etleva ishte trafikuar nga një lezhian drejt Italisë dhe qëndronte në shoqërinë e një vajze nga Elbasani me inicialet M.D. Madje, vajza ishte rikthyer në Shqipëri, ku kishte qëndruar për 15 ditë në Elbasan.
‘Kur mora vesh lajmin që Etleva ndodhej në Elbasan tek shtëpia e shoqes, u nisa me burrin. Aty nuk gjetëm njeri, por fqinjët na pohuan se Etleva kishte qëndruar për dy javë, ku kishte bërë edhe një operacion në spitalin e këtij qyteti dhe më pas ishte nisur me shoqen dhe një lezhian sërish drejt Italisë. Vajza asnjëherë nuk më tregoi të vërtetën”- rrëfeu Margarita Parangoni.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15
-
I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni në Peqin, historia e trishtë e Merushe Gjuzit! Përpjekjet për gjetjen e së bijës në ‘Pa Gjurmë’ dhe sherri me bashkëshortin
21 Tetor 2023, 13:31