Sopraoja Blerta Zhegu pas suksesit në Teatrin Antik “Orange” në Francë rikthehet në Shqipëri. Ajo rrëfen se pasioni i saj për operën ka qenë shumë i fortë. Kjo gjë e ka ndihmuar artisten operistike, që të fitojë mbi çdo pasiguri dhe vështirësi, që ka hasur gjatë rrugës. Adine në “Elisir d’amore” dhe Violeta tek “Traviata” janë dy personazhet, petkun e të cilave Blerta Zhegu e veshi për t’i interpretuar para 9000 vetëve në Teatrin Antik “Orange” në Francë.
Në këtë intervistë kamerën e “ReportTv”, Blerta Zhegu tregon takimet e para me muzikën klasike dhe projektet që ka për të ardhmen. Për herë të parë në talentin e saj ka besuar tenori Avni Mula. Një udhëtim që e vijoi edhe me sopranon Nina Mula.
Por, artistja nuk u ndal me kaq! Stazhet që ka bërë në Itali dhe në Francë kanë qenë për të një kartëvizitë e rëndësishme në rang europian.Pjesëmarrja e Zhegut në Teatrin Antik të “Orange” është momenti më i veçantë i karrierës së saj.
Nën petkun e të gjithë personazheve sopranoja ndihet mirë, por veçon rolin e Aidnës, sepse në të ka gjetur veten. Largimi nga Shqipëria e ka ndihmuar që të testojë forcat e saj në ambientin e duhur, mes kulturës dhe pretendimeve, ku artistja jo vetëm është rritur profesionalisht, por ka kuptuar pikat e saj të forta edhe të dobëta. Modele ka shumë në jetën e saj, por ajo nuk ka dëshirë që t”i marrë si referim se jeta e saj është ndryshe nga e tyre.
Besimi i saj tek suksesi i menaxherëve nuk është i madh, sepse deri më sot ajo ka avancuar më shumë me forcat e saj. Pas suksesit të sopranove Inva Mula, Ermonela Jaho, Mirjam Tola, një divë tjetër shqipe në skenat ndërkombëtare premton të jetë edhe Blerta Zhegu.
Blerta Zhegu pas largimit në Shqipëri ka interpretuar disa arie në festivalin “Takimet Muzikore mes dy botëve”. Dashamirësia e publikut për të ka qenë e njëjtë me publikun jashtë vendit, ndërsa diferencën e bën artistja. Artistja nuk e fsheh që është shumë e lumtur që prej dy vitesh jeton edhe punon në Paris. Por, nuk e mohon mallin që ndien për Shqipërinë. Rikthimet për të janë të njëjta, sepse gjen ngrohtësinë e familjes edhe të publikut shqiptar.
Lidhjet e saj me skenën shqiptare vazhdon që t’i mbajë. Momenti më i lumtur për të është interpretimi nga Orange, sepse në këtë projekt pa realizimin e shumë sakrificave, për të rifilluar një kapitull të ri. Pas rolit të Violetës, sjell një projekt të frymëzuar nga Traviata.
Aktualisht është duke punuar në Francë për regjistrimin e një CD-je, por dëshira e saj është, që të shikojë veten edhe në skenën operistike shqiptare, prandaj aktivitetet në Shqipëri kanë prioritet për të. Mesazhi i sopranos është për muzikën shqiptare, të cilën e cilëson një thesar, që duhet të ruhet më tepër sesa është bërë deri më sot, duke u përdorur për qëllime komerciale.