Intervista/ Alban Nimani: Pse ia
morëm “Adresën” Francesk Radit
VD/Radi ribashkon 'Asgjë sikur dielli'

Intervista/ Alban Nimani: Pse ia<br />morëm “Adresën” Francesk Radit<br />VD/Radi ribashkon 'Asgjë sikur dielli'
TIRANE- Për t’u rikthyer te pika e suksesit të ndërprerë të këngës shqiptare në vitet ’70, grupi “Asgjë sikur dielli” ka shkuar shumë larg. Këngën “Adresa” të Francesk Radit do ta përcjellë në veshët e publikut amerikan. Ribashimi i grupit pas 5 vjetësh ka shënuar, jo vetëm ribashkimin mes anëtarëve, por edhe një ribashkim të rrymave muzikore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Asgjë sikur dielli” e ka celebruar bashkimin e grupit me këngën e censuruar “Adresa” të Françesk Radit, kënduar në vitet ’70. “Ne ishim të ndarë me kufij, por muzika rock në të dyja anët e kufirit në vitet ‘70 zhvillohej me të njëjtin përpjekje për të modernizuar muzikën shqiptare”, u shpreh vokalisti dhe kompozitori i grupit Alban Imani.

Grupi i famshëm kosovar, dje në një konferencë për shtyp ka bërë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së distribuimit për këngët e “Asgjë sikur dielli”, për tregun amerikan, mes grupit dhe kompanisë amerikane Prince Deniv LLC, të përfaqësuar nga Daniel Cosentino.

Pas datës 3 tetor kënga do të “fluturojë” tashmë në itunes, por edhe më gjerë. Daniel Cosentino ishte personalisht në konferencë. Ai tha se “Rock and rroll ka lindur mes Amerikës dhe Anglisë dhe është interesimi im personal, që unë të bëj përpjekje maksimale për të. Duke çuar këtë këngë në Amerikë, unë dua t’ju tregoj një histori ndryshe për Kosovën, ndryshe nga klisheja që është krijuar. Një histori ndryshe për muzikën dhe së fundi: punën tonë, punën  e muzikantëve tanë t’ia japim mundësinë ta dëgjojnë në SHBA.

Dhe më e rëndësishmja është sesi mud ta zhvillojmë këtë lidhje këtej e tutje”. Cosentino, master në artet e bukura dhe artist multimedial, aktualisht jeton e punon në Kosovë dhe New York. Ai regjistroi këngën në kompaninë e njohur Prince Deniv LLC, në New Jersey, SHBA. Klipi vjen si një remake e këngës “Adresa” të këngëtarit të njohur shqiptar Francesk Radi, që do të këndohet nga grupi i ribashkuar tashmë. Ata janë: Bujar Hudozi në kitarë, Alban Nimani regjisor e vokalist, Fatos Berisha në timpane, Labinot Krasniqi në bas dhe Faton Dolaku në tastierë.
 
Zoti Imani, si kanë qenë lidhjet e viteve ‘70 të artistëve kosovarë dhe atyre shqiptarë?
-Legjendat e muzikës shqiptare i kemi përcjellë me kërshëri e respekt, por vetëm pas rënies së komunizmit ne kemi marrë më shumë informacion për zhvillimin e muzikës në Shqipëri. Di që ka pasur në fillim një lëvizje të ngjashme kulturore. Nga pikëpamja jonë, e Kosovës, rock-u e ka marrë zhvillimin në vitet ’80. Pati më herët që në vitet ‘70 arritje dhe përpjekje të artistëve kosovarë, artistët e rock-ut e arritën kulmin në vitet ‘80. Ne nuk kemi pasur informacione më shumë se çfarë ndodhte në Shqipëri.

Ne kemi qenë të frymëzuar nga muzika e rock and roll-it europian dhe atij amerikan dhe nuk kemi pasur të drejtën të kemi asnjë influencë në Shqipëri. Mendoj se vite më vonë ka qenë e vështirë në Shqipëri të zhvillohet kjo lloj muzike në mënyrë të ngjashme si te ne në Kosovë, sepse ajo që ka ndodhur vitet ’70, e me atë që bënë me dënimin e artistëve në festivalin e këngës, tregon për një sistem të egër që ka jetuar Shqipëria. Kontrollonte muzikantët, ashtu si e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që ishte e kontrolluar nga shteti. Nuk kanë lejuar devijime idoelogjike.
 
Pra e dinit ju këtë, se çfarë ndodhi këtu?
-Jo gjithçka. Në atë kohë Kosova ka pasur më shumë mundësi për ta zhvilluar perfeksionin muzikor të rock and roll-it, sepse atëherë ndodheshim në marrëdhënie të tjera, nën Jugosllavinë dhe jemi influencuar nga Europa në këtë stil muzikor. Mund të them se në të dyja anët e kufirit zhvillimet muzikore janë të ndryshme.
 
Pse preferuat Françesk Radin. Dëgjohej në atë kohë në Kosovë ai?  
-Në Kosovë ne kishim mudnësi të pakat të dëgjonin këngëtarët e kohës nga Shqipëria. Vetëm një pjesë e vogël e kosovarëve aty rrotull kufirit, nga zonat e Prizrenit, mund të dëgjonin diçka. Dhe pak gjëra që mund t’i dëgjonin pastaj në radio, por nuk na interesonin dhe nuk na pëlqenin se ishin me tekste ideologjike. Ne u kthyem tek kënga e Françesk Radit, se është këngë shumë e bukur, në mënyrë të tillë që të ktheheshim te këngët shqiptare të rock and rroll-it, në atë pikë që ka qenë tradita më e mirë. U kthyem tek “Adresa” e Radit, që të bashkojmë kulturën muzikore në fillime të ngjashme.
 
Mendoni se Radi ishte një model i rock-ut shqiptar?
Françesk Radi ka një timbër të rock-ut britanik, ka një të kënduar fantastike, e përfaqëson shumë mirë këtë lloj muzike, dhe për të bërë këtë rikthim tek pika e suksesit të ndërperë të këngës shqiptare. Unë edhe klipin e kam bërë me veshje të atyre viteve dhe zhirimet i bëra në bregdetin Adriatik, pikërisht aty ku është regjistuar edhe një video e vietve ’70 të Francesk Radit. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror