Paris 2024/ Belgjika tërheq skuadrën e Triatlonit, një notare infektohet me E. Coli

Paris 2024/ Belgjika tërheq skuadrën e Triatlonit, një notare infektohet me E. Coli

Foto ilustruese

Belgjika ka tërhequr skuadrën e saj nga stafeta e triatlonit, garë e cila u zhvillua mëngjesin e 5 gushtit në Olimpiadën “Paris 2024”. Një nga yjet e skuadrës belge, Claire Michel, është shtruar në klinikën e Fshatit Olimpik.

Pasi ka marrë trajtimin e duhur, ajo tani ndodhet në dhomën e saj, siç raporton l’Equipe dhe Neë York Times. Një episod që ndez në mënyrë të pashmangshme polemikat dhe pyetjet për cilësinë e ujit të Senës dhe zgjedhjen për të zhvilluar garat e triatlonit në lumin parisien.

Komiteti Olimpik belg nuk dha detaje mbi gjendjen shëndetësore të sportistes,  por disa media belge folën për një rast të infeksionit me Escherichia coli. Claire Michel mori pjesë në triatlon për femra të mërkurën e kaluar.

Komiteti Olimpik belg ka lëshuar një deklaratë të ashpër në të cilën shpreson se mund të nxirren mësime nga përvoja e Parisit për garat e ardhshme.

“Po i referohemi veçanërisht garantimit të ditëve të stërvitjes, ditëve të garës dhe formatit të garave, të cilat duhet të qartësohen paraprakisht. Duhet të sigurohemi që të mos ketë paqartësi për sportistët, ambjentin dhe tifozët”, shkruan Komiteti Olimpik belg.

Seancat stërvitore dhe garat e triatlonit të programit Olimpik janë shtyrë disa herë për shkak të ndotjes nga E. coli në ujërat e lumin Sen të cilat testohen çdo ditë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë