Intervista/ Anxhela Peristeri: Ju
tregoj mashkullin e zemrës sime

Intervista/ Anxhela Peristeri: Ju<br />tregoj mashkullin e zemrës sime
TIRANE- Pas një karriere të gjatë në vendin fqinj, ajo rikthehet fuqishëm në tregun muzikor. Kjo është Anxhela Peristeri, këngëtarja e cila prej afro dy vitesh ka fituar sërish të njëjtin popullaritet që kishte në vitet 2000. Edhe pse tashmë ajo ka një karrierë të konsoliduar si në Greqi ashtu dhe Shqipëri, herë pas herë na surprizon me larmishmërinë e gjinive të muzikës.

“Si po jetoj” është balada që sapo ka promovuar e shoqëruar së bashku me një videoklip! Edhe pse ccdo natë e gjejmë duke kënduar në klubet e Tiranës, ajo gjen kohën që herë pas here të sjellë të jetë prezente jo vetëm me klipe, por edhe evente muzikore, këtë herë me një bashkëpunim në “Kënga Magjike”. Në këtë rrëfim ajo na zbulon edhe mashkullin e jetës së saj, projektet dhe dashurinë e madhe për muzikën.
 
“Si po jetoj” është balda më e re që na sjell. Pse pikërisht iu riktheve baladave, asaj pjesë që je identifikuar nga publiku?
Baladat gjithmonë kanë qenë të preferuarat e mija dhe asnjëherë nuk do t’i ndaj nga repertori im. Përvecc këngëve ritmike, sigurisht që do të këndoj dhe balada të cilat i kam vërtet në zemër.
 
Një tekst drithërues, i kushtohet dikujt? 
Askujt në veccanti dhe shumë njerëzve në përgjithësi!
 
Çfarë e mundon Anxhelën, ndoshta një dashuri e ‘hidhur’?
Të gjithë kemi pasur dashuri të hidhura, por në rastin konkret sicc e rrëfeva, nuk është diccka personale. Frymëzimi ka ardhur nga një histori jo e imja.
 
Ka ndonjë mashkull në jetën tende, një mashkull që të zgjon ccdo mëngjes?
Po! Është babai im që e dua shumë.
 
Gjatë gjithë kohës ju shikojmë të angazhuar nëpër klube me muzikë ‘live’. Ndoshta kjo është ajo çka keni dashur kur vendosët të riktheheshit në Shqipëri?
Kjo është ajo që kam bërë gjithmonë. Kam kënduar ‘live’ edhe në Greqi për 7 vite me radhë. Mendoj që do të vazhdoj ta bëj deri sa të kem fuqi. Të kënduarit ‘live’ më plotëson.
 
Ju mungojnë këngët greke apo e ke gjetur veten mirë pranë muzikës sonë?
Këngët greke vazhdojnë të jenë pjesë e repertorit tim sepse ka vërtetë shumë njerëz që i preferojnë. Në muzikën shqiptare gjithmonë e kam gjetur dhe do ta gjej veten sepse është muzika dhe gjuha e vendit tim dhe normalisht e këndoj me shumë dashuri.
 
Për një periudhë shumë të shkurtër keni sjell tri klipe bombë. Mendoni se është dhe kjo një armë e fortë për ti rezistuar tregut?
Mendoj se cilësia e këngëve është më e rëndësishme për t’i rezistuar tregut dhe gjithmonë mundohem të realizoj këngë që të mbeten në zemrat e publikut.
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdimësi?
Projekti më i afërt është një bashkëpunim me Erik Lloshin të “Kënga Magjike” nën kompozimin e Kleidi Bahitit dhe tekst të Rozana Radit. Projektet e tjera po i lë surprizë!

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi