INTERVISTA Çuçi: Reforma s'prek
Kushtetutën, mbeten 12 qarqet

INTERVISTA Çuçi: Reforma s'prek<br />Kushtetutën, mbeten 12 qarqet
TIRANE- “Reforma territoriale nuk do të prekë Kushtetutën”, kështu ka deklaruar ministri i Shtetit për Çështjet Vendore në një intervistë të dhënë për televizionin “A1 Report”. Sipas Çuçit, ndarja e re administrative do të shkojë vetëm në reduktimin e komunave dhe bashkive por nuk do të prekë qarkun i cili është i përcaktuar në Kushtetutë si njësi ndarëse territoriale e Shqipërisë, por shtoi se ajo mund të ndryshojë në një hap të dytë kur edhe opozita të jetë dakord.

“Në qoftë se opozita do vijë ne do të kishim hapësira shumë më të mëdha dhe si të thuash s'do të kishim pengesa për të ndërhyrë edhe në Kushtetutë, nivelin e dytë të qeverisjes që janë qarqet. Pavarsisht se parlamenti mund të sigurojë votat e duhura numerikisht, mazhoranca është e vendosur që Kushtetuta, sigurisht, nuk mund të ndryshohet thjesht me kartonë, por Kushtetua do frymën e konsensusit brenda. Në qoftë se ne, pas miratimit të hartës së re do kemi më pak qarqe, sigurisht që do ta afektojnë në një farë mënyre dhe shpërndarjen e këtyre vendeve, por kjo mbetet gjithmonë në teori. Në qoftë se do merremi vetëm me numrin, atëherë do ta çonte në një rimodelim apo rishpërndarje të vendeve në parlament për deputetë.

Kështu qe unë mendoj se këtu ka vend për debat por sigurisht nuk është se bëhet për qëllim politik të caktuar për të favorizuar një forcë politike apo jo” tha ministri Çuçi. Kjo deklaratë e tij lë të kuptohet se hapi i parë i reformës administrative do të jetë reduktimi i komunave dhe bashkive. Pra edhe pas përfundimit të reformës, në Shqipëri do të jenë sërish 12 qarqe dhe jo më pak, pasi ndryshimi i tyre do të kërkojë ndërhyrje në Kushtetutë. Pra e gjithë reforma do të shkojë në ndryshimin e komunave brenda qarkut.

I gjithë shkurtimi i njësive vendore do të kapë komuna dhe bashki brenda një qarku të caktuar dhe është parashikuar që numri i tyre të shkojë në 50 njësi vendore funksionale. Çka do të thotë se paraprakisht supozohet që Shqipëria të ketë 12 qarqe, ku në to të jenë të shtrira 50 njësi vendore funksionale ku përfshihen Bashki dhe Komuna. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, rezulton se nga 12 qarqe, do të dalin 12 bashki të mëdha të cilat konsiderohen ndryshe edhe qendër qarku si Tirana, Vlora, Elbasani etj. Duke ulur këto 12 bashki nga numri paraprak i kërkuar, rezulton se do të ngelen edhe 38 njësi administrative vendore të tjera, nga pritet që shumë bashki të shkrihen ndërmjet tyre si edhe të marrin edhe komuna në mënyrë që të arrihet numri i kërkuar.

Funksioni i vendorëve
Ministri i Shtetit ka shpjeguar se edhe kompetencat e krerëve vendore do të modifikohen me anë të ligjit që parashikohet të jetë gati në korrik. “Nga një vlerësim nga ekspertët rezulton që vetëm 10-15% e njësive vendore arrijnë të ushtrojnë kompetenca, që sot që flasim, ja ka dhënë ligji. Meqë ne kemi tani në axhendë dhe ndarjen administrative territoriale atëherë padiskutim që ne do ta rishohim edhe këtë raport të kompetencave. Ky është një nga rishikimet më serioze, që do bëjmë këtë radhë, pikërisht, mënyrën e financimit të njësive të qeverisjes vendore për t’i garantuar njësitë vendore ushtrimin e kompetencave që vetë ligji i ka dhënë”,- tha ai.

Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen