Gazetarja Mira Kazhani: Një Twitter i komisionerit Stefan Fyle ka tërhequr vëmendjen, ka folur për sistem drejtësie të besueshëm. A i ishte vendimi i gjykatës së Tiranës i besueshëm?

Ambasadori Ettore Sequi: Duhet të flasim për përkufizimin e besueshmërisë, që do të thotë të kesh besimin e të tjerë, është një cilësi e një personi tek i cili kemi besim. Besueshmëria ka të bëjë me vetëbesimin. Dhe besimi bëhet më i fortë dhe zë vend ku fjalët tregohen me vepra. Në rastin e drejtësisë, besueshmëri do të thotë, që ligji, drejtësia është autoriteti më i lartë që askush nuk mund të jetë mbi ligjin as nën të. Është akoma më e rëndësishme se edhe të të duan.

Gazetarja Mira Kazhani: Çfarë pret Brukseli?

Ambasadori Ettore Sequi:
Unë them që para se të themi se çfarë pret Brukseli, duhet të themi se cilat janë pritshmëritë e popullit shqiptar. Një nga parakushtet që Shqipëria të ecë përpara në Bashkimin Evropian do të thotë që të ketë një sistem gjyqësor, i cili të jetë i paanshëm, pra ajo që ka thënë edhe komisioneri Fyle, ky është një element i konceptit të shteti të së drejtës.

Gazetarja Mira Kazhani: Kur ju flisni që çështja duhet të jetë e paanshme, e keni fjalën që çështja nuk duhet politizuar?

Ambasadori Ettore Sequi: Mund të fillojmë nga një vëzhgim që i bëhet realitetit. Domethënë që Shqipëria është një vend i polarizuar politikisht. Dhe ky mund të jetë i dëmshëm, e në veçanti në periudhën para zgjedhjeve.

Gazetarja Mira Kazhani: Përtej 21 Janarit është folur për tre ligjet e ashtuquajtura të integrimit, por me deklaratën e Brukselit ju sollët në vëmendje edhe një herë progres raportin e dhjetorit që 21 Janari të zbardhej si çështje, që reflektonte një pritshmëri nga Brukseli për këtë çështje. A mendoni se rasti në fjalë, 21 Janari, vendimi i Gjykatës së Tiranës është një ligj po kaq i rëndësishëm për Brukselin që të na paraqesë një imazh jo të politizuar?

Ambasadori Ettore Sequi:
Ju përmendët raportin e progresit në dhjetor. Raporti i progresit është një dokument shumë i rëndësishëm, i gjerë, thelbësor që përdoret për të vlerësuar situatën, progresin e bërë apo jo dhe shikojmë sesi është situata në vend në lidhje me reformat dhe themi se çfarë duhet bërë dhe në cilat fusha. E gjithë kjo bëhet në një fokus në dy fjalë kyçe. E para është fjala zbatim, pasi ne duam të shikojmë zbatimin e të gjithë hapave që janë të rëndësishme dhe nga ana tjetër është dhe zbatimi i së drejtës së shtetit ligjor. Natyrisht që kjo ka të bëjë dhe me sistemin gjyqësor. Në raportin e progresit në dhjetor të 2012, komisioni ka thënë fare qartë se Shqipëria mund të shpejtojë më tej dhe të zbatojë rekomandimet në mënyrë të tillë që të sigurohet pavarësia e institucioneve edhe gjyqësore.

Gazetarja Mira Kazhani: Ka një perceptim se SHBA ishte më e qartë në qëndrimin e saj sesa Brukseli?

Ambasadori Ettore Sequi:
Unë mund të sqaroj atë që është mesazhi ynë dhe nuk mund të bëj komente për mesazhe të tjera që janë dhënë edhe në rast se do të thosha që ju mund ta keni vënë re në fakt, edhe gjatë gjithë kohës vlerat që ne ndajmë me partnerë të tjerë, brenda BE por edhe jashtë tij. Kur shprehemi në deklaratat tona, ne e kemi fjalën për raste gjyqësore, pra për procedura gjyqësore, i cili në fakt fjala e shpjegon vetë atë që kemi dashur të themi

Gazetarja Mira Kazhani: Pse Fyle nuk i përmendi 3 ligjet?

Ambasadori Ettore Sequi:
Në fakt do të ishte e çuditshme nëse nuk do të kishin folur për këtë gjë. Unë pata kënaqësinë ta shoqëroja në takimet që pati.

Gazetarja Mira Kazhani:
Mund të zbulojmë diçka nga diskutimi i takimeve me dyer të mbyllura?

Ambasadori Ettore Sequi: Ajo që mund të them është se komisioneri Fyle ka pasur diskutime të hapura me të gjithë politikanët me të cilët është takuar në lidhje me prioritet që kanë të bëjnë me aspiratat e Shqipërisë drejt BE. Komisioneri Fyle u shpreh se statusi i vendit kandidat është i arritshëm. Këto ishin fjalët që përdori ai. Natyrisht që mbetet në dorën e politikanëve shqiptarë t`i përkthejnë këto mundësi në realitet. Ai tha se dyert e Evropës janë të hapura për Shqipërinë dhe komisioni është i angazhuar dhe i përkushtuar për të forcuar më tej procesin e integrimit. Kjo është e dukshme edhe në sajë të angazhimit tepër të rëndësishëm të madh financiar të BE mbi Shqipërinë. Kjo në veçanti në një moment kur në Evropë është një krizë financiare.

Gazetarja Mira Kazhani:
Buxheti u miratua, komplimente...

Ambasadori Ettore Sequi: Ky është lajm shumë i mirë dhe tregon që edhe në rast se ka këndvështrime të ndryshme në anën e diskutimeve të hapura për të bashkëpunuar edhe gjëra që duken më të vështira të mundshme, bëhen realitet. Ju mund ta imagjinoni sesa e vështirë është që të arrihet një marrëveshje, ku bëhet fjalë për 27 shtete, unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Fyle ka thënë se procesi i mbarëvajtjes së zgjedhjeve parlamentare në qershor është një hap tepër i rëndësishëm dhe në funksionimin e demokracisë shqiptare. Këto zgjedhje duhet të jenë në përputhje me standardet europiane, me qëllim që të përmirësohet besueshmëria e procesit përsa i përket edhe votuesve dhe opinionit publik.

Gazetarja Mira Kazhani:
A ka ende gjasa që Shqipëria ta marrë statusin para zgjedhjeve të 23 qershorit?

Ambasadori Ettore Sequi:
Komisioneri Fyle u shpreh se statusi i vendit kandidat është i arritshëm.

Gazetarja Mira Kazhani:
Zgjedhjet e 23 qershorit do ta tregojnë më shumë sesa 3 ligjet që nuk janë votuar ende?

Ambasadori Ettore Sequi
: Është tepër e qartë se cilat janë kushtet. Mendoj se ky nuk është pozicion i ri.

Gazetarja Mira Kazhani: Cili do të jetë hapi tjetër për progres raportin?

Ambasadori Ettore Sequi: Siç e thashë dhe më parë është një panoramë ose një skanim që i bëhet ose i hidhet situatës në vend përsa i përket hapave drejt BE. Në raport progres thuhet jo vetëm për atë çfarë është arritur, por edhe çfarë duhet, pastaj procesi fillon herët dhe pastaj na çon drejt konsolidimit të tekstit, i cili u prezantohet para anëtarëve të parlamentit të BE.

Gazetarja Mira Kazhani:
Fushata po shihet dhe pritet me frikë nga disa qytetar për zgjedhjet e 23 qershorit. Çfarë mendoni, si do jetë panorama e pranverës para fushatës, jeni optimist si diplomat?

Ambasadori Ettore Sequi: Ka shumë përkufizime të fjalës diplomat. Një diplomat duhet të përgjigjet qenë mënyrë objektive të prezantojë realitetin. Ju më pyetët nëse jam optimist apo pesimist? Gjëja interesante është kjo se kur kam shërbyer në një pozicion tjetër që përfaqësoja BE në një pjesë tjetër të botës, më pyesnin shpesh nëse isha optimist apo pesimist. Përgjigja ime është se unë nuk jam sa optimist as pesimist, përpiqem të jem realist. Pse e them këtë? Sepse pesimizmi dhe optimizmi janë ndjesi subjektive, realizmi është më objekt. Në mënyrë realiste besoj se Shqipëria ka të gjitha mundësitë, energjitë e mundshme, potencialin e mundshëm që të kryejë një proces zgjedhor të një cilësie të mirë. Kjo varet nga ju vet. Është përgjegjësia juaj për ta kthyer atë në realitet.

ettore sequi me mira kazhani

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)