Intervista e plotë e ish-ambasadorit
John Withers në Top Story (Pjesa II)

Zoti Uidhers a nuk mendoni se kështu siç flisni kur vjen puna për Shqipërinë i merrni gjërat pak më shumë se sa duhet personalisht?
Jo. Unë ndjej se Shqipërinë e marr shumë seriozisht. Mendoj se shumë të tjerë jo. Ka shumë stereotipe për Shqipërinë fatkeqësisht. Them se nuk e marr si diçka personale sepse edhe në këtë intervistë këtu kam folur për të mirat dhe të këqijat. Nuk i shikoj shqiptarët si asnjë gjë tjetër vetëm si qenie humane. Në Amerikë themi se qeniet humane kanë të drejtën e lirisë dhe të qënurit të lumtur. Ndoshta perceptimi në Shqipëri është i ndryshëm. Atyre nuk u duhet një njëri që sjell shpresë të rreme. Ju festoni këtë vit 100 vjet pavarësi. 1912, Vlora, ky flamur, ky burrë dhe të tjerë burra e gra, ju festoni atë. Është për të ardhur keq, është ironike që festoni 100 vjetorin e ëndrrës së këtyre njerëzve ndërkohë që kjo ëndërr është sabotuar. Këta njerëz luftuan për lirinë dhe nuk luftuan për të pasur një burrë të fuqishëm për të udhëhequr në të shkuarën apo tani. Ata luftuan për lirinë. Unë do t’i drejtohesha shqiptarëve duke u thënë se deklarata jonë e pavarësisë është shkruar gjatë e me delikatesë ndërsa e juaja u shkrua në pak rreshta me shkrim dore duke qëndruar si një dokument me fuqi të plotë i shkruar ndonjëherë. Tani është koha për të ringjallur ëndrrën e tyre, nderuar sakrificat e tyre duke nisur së thëni jo, ne nuk do të lejojmë të na merret liria. Ne nuk do të lejojmë që të drejtat tona të përgjysmohen. Ne nuk do të lejojmë zbehjen e demokracisë. Ne të gjithë e dimë se cdo të thotë të jetuarit në një vend autoritar. Ne nuk do ta kemi atë përsëri dhe ne do të nisim tani.

Përse diplomacia amerikane nuk na flet ne shqiptarëve dhe klasës tonë politike me këtë gjuhë që flisni ju sot e cila në fakt është një gjuhë me të cilën keni folur edhe kur keni qenë ambasador i SHBA-ve?
Kam lexuar një koment për një intervistë që kam dhënë, përse një ambasador amerikan që thotë diçka tani nuk e thotë më kur nuk është ambasador. Kur jeni ambasador keni përgjegjësi pasi nuk flisni gjëra nga xhepi juaj por në emër të një shteti. Ekziston një traditë tashmë ajo e të folurit me gjuhën diplomatike. Shpeshherë kjo gjuhë kërkon një përkthyes për një person të thjeshtë. Mbase isha gabim kur kam folur shumë hapur dhe troç. Ato që po them sot janë vazhdimësi e atyre që kam shprehur. Tani mund ti them gjërat në një gjuhë të thjeshtuar ndryshe nga ajo diplomatike. Nuk mendoj se politikat tona për Shqipërinë kanë ndryshuar. Kam lexuar deklaratën e Uashingtonit pas zgjedhjes së presidentit të ri që ndalej në respektin e institucioneve të pavarura. Kjo është ajo që kemi thënë në vazhdimësi.

Megjithatë zoti Ambasador duket që politika e jashtme e administratës Obama deri diku ka dështuar në forcimin e institucioneve demokratike në vendet e Europës Lindore sic edhe ju i përmendët, Hungaria, Rumania, Shqipëria, Gjeorgjia, Ukraina. Duket sikur administrata Obama përsa i përket politikës së jashtme disa gjëra i bëri në pikat që ka lidhje në influencën e politikës së brendshme pra si Iraku apo Afganistani, por kur vjen puna tek roli i saj në forcimin e institucioneve demokratike në vende si i yni duket sikur ky rol është dobësuar.
Besoj se kjo është një pikëpamje e gabuar. Nga eksperienca ime, administrata Obama është e shqetësuar dhe aktive në këto çështje. Kam qënë shumë i impresionuar me sekretaren Hillari Klinton. Ajo shkon në Rusi dhë përpara Rusisë kritikoi zgjedhjet e atjeshme. Ajo nuk ka frikë. Është absolutisht e pafrikësuar. Ato që ka bërë për të drejtat e grave, të minoriteteve duke sfiduar e kritikuar, kanë krijuar pakënaqësi tek udhëheqësit a atyre vendeve. Ajo është një shembull i vërtetë.

Po, por ajo u takua me zotin Berisha disa javë përpara zgjedhjes së presidentit të ri, kur të gjithë kërkonin nga ai të lejonte zgjedhjen konsensuale. Në fakt ne nuk dëgjuam asnjë fjalë nga zyra e Sekretares Amerikane të Shtetit për këtë çështje.
Nuk mund të flas për këtë për aq kohë sa nuk kam qenë në ato takime. Por, natyrisht mos harroni se unë kam punuar për zonjën Klinton të cilën e kam takuar, megjithëse s’mund të them që ajo i mban mënd detyrimisht ato takime. Unë i kam shërbyer si ambasador në Shqipëri dhe instruksionet dhe fjalimet e mbajtura ishin sipas direktivave të saj. Unë kam parë edhe ambasadorë të akredituar në vendet që folëm, përfshi Gjeorgjinë, në fjalimet e tyre publike të shprehin gjëra haptas jo në gjuhën e zakonshme diplomatike. Të tilla veprime që shkaktojnë probleme në demokraci për ne janë tejet shqetësuese. Çdo ndihmë nga jashtë nuk mund të ndryshojë situatën në favorin tuaj. Duhet ta bëni për veten tuaj. Gjithmonë ka për t’iu dalë përpara kjo pyetje. Përse Amerika duhet të kujdeset më shumë sa vetë shqiptarët për veten e tyre? Kujdes, po. Por ju duhet të jeni të parët për t’iu kundërvënë të tilla zhvillimeve. Përsëri e thekson se nuk jam duke folur për veprime radikale pasi jam tërësisht kundra aktive të dhunës. Folët për atë takim. Përse liderë të caktuar shqiptarë nuk i shkruan Sekretares së Shtetit ku t’i thonin se këto janë ndjesitë tona për këtë njeri që ju jeni duke e takuar. Asgjë se ndalonte një veprim të tillë. Përse nuk i shkruajnë kongresmenëve, fuqive të botës gjë të cilën duhet ta ndërmarrin njerëzit me një shpirt. Në të tilla kushte nuk ke çfarë bën më shumë.

A ju kujtohet historia e krimbit shumëkëmbësh?
Patjetër që më kujtohet. Historia e krimbit shumëkëmbësh, të uritur, lexuar disa fëmijëve, që bëri të dilja edhe në Portokalli. Pati disa pasoja paçka ishte një humor i mirë për Portokallinë. Paraqitja në Portokalli ishte një dicka e këndshme. E mbaj mend shumë mirë.

A ka ai krimb shumëkëmbësh që kërkonte t’i hante të gjitha a ka ai një emër?

Është histori fëmijësh. I ishte dedikuar atyre fëmijëve që takova. Kur e lexova duhet ta them patjetër dhe vërtetësisht se nuk isha duke menduar për asnjë çast rreth politikës. Atë moment nuk më bëhej fare vonë për politikën. Çfarë më preokuponte ishte gëzimi atyre fëmijëve kjo ishte e tëra. Dhe duhet ta dini se kjo është e vërteta pasi ka qenë konsistente përgjatë tërë kohës si ambasador. Një ditë i tregova personelit të ambasadës se sipas llogaritjeve 3 deri në 4 milion shqiptarë jetojnë në Shqipëri dhe unë dëshiroj t’i takoj të gjithë ata. Natyrisht ishte e pamundur dhe më duhet të kthehem për të takuar të tjerët. Ata që kam takuar ishin studentë, vajza të vogla që luanin basketboll, burra dhe gra të vjetër që jetën e kishin të lidhur me pensionin, shitës, policë dhe ushtarakë që mendoj se janë krenaria e Shqipërisë. Ata të cilat kam takuar jam kënaqur dhe dëshiroj t’i takoj përsëri nëse do të më jepej mundësia. Politikanët shqiptarë i kanë pasur mundësitë të realizojnë shumë herë aspiratat e qytetarëve por kanë dështuar. Mundësia për të zgjedhur një president të gjithë shqiptarëve, jo një president të PD-së, ishte përpara tyre. Por si gjithmonë është lideri ai që zgjedh yllin për të shkëlqyer. Dhe kjo është për ardhur keq. Është koha që në këto 100 vite aspirata të Shqipërisë për pavarësi të hidhen themelet e një ditëlindje të re për lirinë. E gjitha nën pushtetin e njerëzve.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin