Intervista ekskluzive/ Glauk Olldashi: Në gjurmët e babit tim, edhe unë në politikë

Glauk Olldashi është vetëm 19 vjeç, por me një dëshirë të madhe për të marrë pjesë e për të folur mbi politikën shqiptare. Djali i madh i Sokol Olldashit, në këtë intervistë të tij të parë për një media, vlerëson në këndvështrimin e tij eksponentët kryesorë të politikës tonë.

Glauku është i matur. Nuk ka asnjë fjalë të tepërt apo të pamenduar mirë për askënd. As për Lulzim Bashën, as për Edi Ramën, as për Monika Kryemadhin apo liderin historik të PD, Sali Berishën. E shohim ndryshe nga çka jemi mësuar të lexojmë e të dëgjojmë në arenën e Tiranës. Glauku nuk sulmon, nuk ofendon, por vëzhgon në pritje për të vepruar. Ky 19 vjeçar, në dëshirën e tij për të kontribuar aty ku gjërat i la në mes babai i tij i dashur, mbart në vetvete trashëgiminë politike nga i ati, apo nga familja Olldashi, të cilën dy gra të forta, gjyshja e tij Kozeta dhe mamaja Enkeleda, sot drejtojnë.

Ju jeni djali i njërit prej liderëve historikë të Partisë Demokratike, që ka humbur tragjikisht jetën në një aksident rrugor. Le ta nisim nga jeta juaj aktuale: Ku banoni dhe me çfarë merreni saktësisht?

Fillimisht dua t'ju falenderoj per ftesën. Aktualisht banoj në Angli dhe po vazhdoj studimet në degën Ekonomi Politike.

Deri më sot, ju nuk keni ndërhyrë kurrë në debatin politik shqiptar. Kur e pranuat këtë invervistë, u befasova t’iu dëgjoja të shpallnit synimin për të zbritur në fushë. Çfarë keni saktësisht ndër mend dhe si mendoni ta konkretizoni këtë angazhim tuajin në politikë?

Kjo është e vërtetë. Gjithmonë e kam pasur politikën pasion dhe e kam ndjekur nga afër ndonëse nuk jam prononcuar publikisht. Arsyeja pse kam vendosur të angazhohem politikisht është për shkak të situatës delikate në të cilën ndodhet Shqipëria sot. Gjithashtu e shoh të udhës që brezi i ri të angazhohet për të ofruar zgjidhje të reja problemeve të vjetra që e kanë shoqëruar vendin tonë. Në politike fjala është shprehje e mendimit dhe ajo vjen pas tij. Babai im e kishte vërtet këtë armë dhe ngelet për t'u parë nëse fjala ime ka apo do të ketë peshën e duhur në mjedisin politik shqiptar.

Konkretisht, ju mendoni të lini Londrën e të ktheheni të jetoni në Shqipëri, për t’u angazhuar direkt në jetën politike shqiptare?

Kam pasur gjithmonë në plan që të kthehem në Shqipëri pas studimeve. Situata e tanishme politike në vend padyshim më ka shtyrë edhe më shumë që ta konkretizoj këtë vendim.

Kjo është një ide që e bluani prej kohësh? Dhe përse keni vendosur pikërisht tani ta hidhni këtë hap?

Sinqerisht, nuk e di se sa duhet të jem i vërtetë tek kjo përgjigje. Nuk është një ide, apo mendim ...është një ndjesi, që duhet të ketë qenë kaherë brenda meje, edhe pse nuk e kam ndarë me shumë njerëz. Besoj se është një kombinim i situatës politike dhe pasionit tim të hershëm

Keni biseduar për këtë ide me nënën dhe familjen tuaj? Çfarë mendojnë ata?

Padyshim që e kam biseduar me ta dhe kam mbështjetjen e tyre të plotë për të kontribuar në sferën politike shqiptare.

Keni mbajtur dhe keni kontakte me miq të babait tuaj? Me kë në mënyrë të veçantë? Dhe çfarë mendojnë ata për projektin tuaj?

Po kam ruajtur marrëdhënie miqësore me cilindo mik të babait tim.

Do të doja t’ju bëja më të njohur për publikun shqiptar, duke ju bërë disa pyetje të drejtpërdrejta mbi personazhet aktuale të politikës shqiptare. Le ta fillojmë nga lidershipi aktual i Partisë Demokratike. Ç’mendim keni për Lulzim Bashën?

Ndonëse nuk e njoh personalisht Lulzim Bashën, e vlerësoj për punën që ka bërë si kryetar i frontit opozitar në vend.

Çfarë mendoni për Sali Berishën?

Zotin Berisha kam pasur kënaqësinë ta takoj në një moshë fare të vogël, por nuk mund të them që kam njohje personale. Respektoj kontributin e tij si themelues dhe lider historik të Partisë Demokratike, dhe ndikimin e tij në progresin e shtetit Shqiptar.

Çfarë mendoni për Monika Kryemadhin si kryetare e LSI-së? Po për presidentin Meta?

Me familjen Meta kam njohje personale të hershme kryesisht prej miqësisë që kam me djalin e tyre. Respektoj zotin Meta dhe zonjën Kryemadhi për përvojën e tyre politike.

Çfarë mendimi keni për vendimin e marrë nga opozita për të djegur mandatet parlamentare dhe për ta radikalizuar protestën, duke përdorur sheshin në vend të Parlamentit?

Kur vendimet merren me njs konsensus të gjerë, ato duhen gjykuar gjithnjë si të drejta, edhe pse mund të mos rezultojnë si të tilla. Ky është një vendim ekstrem, por me të drejtë i marrë në një moment po aq ekstrem në fushën politike. Fakti që qytetarët në një vend demokratik protestojnë në mënyrë paqësore në shesh nuk përbën qasje radikale nga opozita.

Ku jeni dakord me veprimtarinë e Partisë Demokratike në këto 5 vjet e gjysmë opozitë? Dhe ku, sipas jush, ka gabuar?

Kjo do të kërkonte një analizë, që ndoshta është momenti për t’u bërë, por jo nga unë përmes kësaj interviste. Padyshim që është shumë e lehtë të gjesh gabime në sjellet politike të secilës parti por kjo nuk do të thotë që në tërësi vendimarrja ka qenë e gabuar.

Çfarë mendimi keni për Edi Ramën dhe qeverinë e tij? Ku jeni dakord (në se ka diçka) dhe ku ka gabuar?

Përsëri do të ishte e vështirë që të ofrohej një analizë e plotë por nuk mund të mohoet progresi që ka bërë Shqipëria në këto vite, nga ana tjetër,për sa i përket gabimeve gjatë "Qeverisë Rama" nuk besoj se mjaftojnë faqet e gazetës per t'i rradhitur të gjitha.

Mendoni se PD duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore?

Ky është një vendim, sa politik, aq edhe historik. Duhet të dinë ta vlerësojnë sa dhe si vendimmarrësit përkatës. Forcat politike duhet të përballen me votën e qytetarëve për aq kohë sa garantohet një proces zgjedhor demokratik dhe transparent.

Nëse PD ju ofron të kandidoni si kryetar i Bashkisë në Tiranë apo në Durrës, ju do ta pranonit?

Mendoj se është detyrë e brezit të ri që të angazhohet politikisht, sidomos në këtë kohë delikate për politikën shqiptare. Për sa i përket pyetjes konkrete mendoj se është shumë larg realitetit.

Në rast se do të kishit “carta bianca” dhe do të kishit mundësi të vendosnit, çfarë do të ndryshonit në politikë dhe në qasjen e Partisë Demokratike? Cilat figura do t’i kishit kthyer dhe cilat do t’i përjashtonit?

Personalisht do të incentivoja anëtarësimin e sa me shumë të rinjve në PD, me bindjen që zgjidhje të reja të ofrohen për ngërçin ku ndodhet vendi jonë.

Keni kontakte me vajzën e Azem Hajdarit?

Nuk kam kontakt me Rudina Hajdarin megjithatë kam qenë i zhgënjyer nga thyerja e unanimitetit nga disa figura në PD perfshire znj. Hajdari, në lidhje me aktin e djegies së mandatateve.

Si mendoni se do ta presin Lulzim Basha dhe Sali Berisha hyrjen tuaj në PD? Nuk kini frikë se do t’iu bëhej e njejta rezistencë që iu bë babait tuaj?  

Fillimisht dua të sqaroj se tim ati nuk ka mundur kush t'i bëjë rezistencë për të hyrë apo për të ndenjur në Partinë Demokratike. Për sa i përket aktivizimit tim politik ngelet per t'u marrë një vendim konkret.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 09/03/2019 09:02

    Me shume arsye,ke te drjte.Por, Kujdes nga ata qe jane per rrethh,Kujdes nga ata qe te rrahin krahet,qe te laqvdrojne e te buzqeshin,Shikoju qeshjet,fshehin rezikun.Ata I di,jane ata qe te vrane babain.Nuk deshirojne te ju kene afer.ja shi ko edhe Rudinen,Jeni te nje fati dhe nje gjeni poltik e kombetar

    Përgjigju
  • ke_te_drejte: 09/03/2019 03:54

    "Me familjen Meta kam njohje personale të hershme kryesisht prej miqësisë që kam me djalin e tyre. Respektoj zotin Meta dhe zonjën Kryemadhi për përvojën e tyre politike"...... Familjet e bllokut perseri...bashke ne "bllok" bashke ne londer. Rudina Hajdarin nuk e njef se ajo ka qene ne amerike. dhe te gjithe duan te "ndihmojne" shqiptaret. Rralle se gjen ne ndonje vend tjeter kaq shume femije politikanesh qe duan te "ndihmojne" kaq shume

    Përgjigju
  • Berti: 08/03/2019 23:35

    Nuk te voton njeri ty more djali i Sokolit se e njohin mire historine e babait tend. Ti kerko te hapet hetimi, kush dhe e perse e vrane. Perse te treja bandat politike PS, PD, LSi e mbuluan skandalin. Te ishte vetem ceshtje morali? Te gjithe ata qe kane firmosur aktet e ekspertimit, deshmitaret qe thane se ishte vetem, ish ministri i brendshem Tahiri, ish shoferi i tyt eti. ish deputeti Igli Cara gjoja mik me Olldashin, prokuroret e ceshtjes dhe plot ge tjere duhet te merren te pandehur. Kete te kerkosh o derrkuc qe trash qafen me leket e korupsionit. Kerko dhe mbeshtetjen e bandave te shijakut qe ishin miqte e tyt eti per kete. Kjo eshte e verteta dhe mos na hap barkun me.

    Përgjigju
    • Zamiri: 09/03/2019 10:35

      Me leket e kujt ky djale shkollohet ne Angli? Dhe paska qasje krejt ala opozita e sotme. Berisha, Meta e Basha politikane te paster dhe te sukseshem????? Ha ha ha

  • Jdjej: 08/03/2019 20:25

    Ku qenka vertet sic ka emrin GUAK.

    Përgjigju
  • Kreshnik Hoxha: 08/03/2019 19:04

    I keni pare hairin xhan ske faj . SPAKU edhe ty sa me shpejt ishalla.

    Përgjigju
  • $$$$$: 08/03/2019 18:05

    Doli ky dobici olldashit mjer vatani mjer mileti shqiptaret cfar i gjeti..

    Përgjigju
  • Ben: 08/03/2019 16:11

    Oh sa gjynaf,n'shkolle po consumon paret e babit apo jo?.Nga pamja te jepka pershtypjen e nje debili,por edhe çfare thote,nuk qulloska gjo.

    Përgjigju
  • Iliret: 08/03/2019 13:02

    Ah, Glauk, nje djale i ri i mireartikuluar por jo domosdoshmerisht i zgjuar. Sikur babai jot te ishte gjalle, nuk do t

    Përgjigju
  • T.I: 08/03/2019 12:48

    ky do e shpetoje shqiperine...........!!!!!! E cuditshme brez mbas brezi duan te pasurohen duke luajtur me ndenjat e populit .

    Përgjigju
  • Dashi: 08/03/2019 11:23

    Per ate qe ishte babai kur vdiq ka ndonje koment Glauku?

    Përgjigju
  • Riciklim Hajdutësh: 08/03/2019 09:17

    Booo.. Kasta e hajdutëve riciklohen, në një kohë kur gazetarët e ndershëm kanë probleme me Rrogat dhe me lirin e të shprehurit, ky djali i ish gazetarit studion në Angli me (kursimet) e ish gazetarit... E para të deklarojnë burimin e të ardhurave si familje që nga dita që babai firmosi për rrogën e tij të parë,pastaj flasim meritojn apo jo këta të riciklohen.

    Përgjigju
    • @fix Bureto: 08/03/2019 15:52

      Nga këta plehra è ka të keqen Shqipëria nga riciklimi i komunistave të ndyrë, the të ndyrë sepse ishin dy kategori një anë që kishin ideale të pastra dhe nuk i bënin keq mizës që me shëmbjen e sistemit e kuptuan që sistemi ishte I kalbur dhe duhej shëmbur , dhe në anën tjetër komunistet robqira ata që internonin dhe pushkatonin pa gjyqe dhe që po na drejtojnë duke ricikluar nipër mbesa e stërnipa.

    • Bureto: 08/03/2019 15:02

      Riciklim në tre breza, si nip i Kozeta Dashnor Manaqit, babai i së cilës komunisti fanatik Dashnor Mamaqi, kushedi sa njerlz ka marrë në qafë si ish sekretar i I në shumë rrethe, por edhe anëtar i KQ të PPSh. Pra ashtu si dhe nga Olldashët racë komunistësh janë. Ngado wë tëkthehesh këta do të ndeshësh. Roftë R.Alia dhe Latovica e tij shwiptare.

    • Tironsi: 08/03/2019 12:21

      SAKT.... RICIKLIM MBETURINASH NJERZORE....

  • Fredi: 08/03/2019 09:05

    Kisha një profesor dikur, diku, mjek, ndërsa i biri i tij ishte i apasionuar pas kuajve. I pëlqente të punonte në një fermë. I lante, pastronte e ushqente ata, sigurisht kundrejt rrogës. E pyeta njëherë se a i vinte zor tek shokët e tij qe djali i tij nuk u bë si ai, mjek, por pastrues kuajsh dhe mu përgjigj: -aspak, ai ndjehet mirë me atë që bën... Kështu, nga ky detaj mësova shumë dhe nuk pyeta më kurrë askënd dhe për asgjë në lidhje me këto gjëra.. Por në vende të prapambetur ose gjysëm të zhvilluar, fëmija duhet të marë me patjetër profesionin që kanë prindërit. Madje përparapregatitet që në moshë të njomë kur akoma nuk mund të kuptojë se çdo të thotë profesion paçka se më vonë mund “të mos i’a thotë” fare, po fare të ketë habér nga ai i prindërve. Kështu, bëhen gabime.. Fëmijët nuk gjejnë dot vetveten dhe mbeten të “izoluar” çyrykë në vende kyç që nuk janë për ta vetem-e vetëm sepse eshte prindi i tyre zot, sa për një rrogë, duke e dërrmuar dhe lënë jashtë, tjetrin që e meriton atë vend. Kështu, shoqëri të tilla kalben nga brënda dhe....rrëzohen!

    Përgjigju
  • Daj Ceni: 08/03/2019 09:03

    Do te besh nje thes me pare edhe ti? Ok je ne rrugen e duhur...

    Përgjigju
  • Populli: 08/03/2019 09:00

    Te ecesh ne gjurmet e babait tend i dashur Glauk ta cosh ne vend amanetin e tij qe ju nderpre jeta nga banda e krimineleve dhe hajduteve te veshur me pushtet qe po ja marrin frymen ketij populli

    Përgjigju
  • Nora: 08/03/2019 08:20

    Bravo. Te behesh edhe me i mire se Babi UT I shtrenjte Glauk

    Përgjigju
    • Ilir: 09/03/2019 14:08

      Kur ke respekt per keta..aha aha..harron i kujt je dhe kush ta aksidentoi baben hajdut dhe pordhac i lidhur me bandat e Shijakut dhe Te Menaliajt Po ku i gjete kejet per ne Londer se ne mavrite spaguajme dot tarifat ne Shqiperi Te pakten mos tregoni ku jeni Zoti u mallkofte Turpi u mbulofte Djersen tone hani Harram ju befte

    • Fredi: 08/03/2019 09:32

      One, fiks!

    • One: 08/03/2019 08:50

      Nuk kam asnje mendim per kete djale. Por nuk mohon dot faktin qe po ben shkolle me Angli me kursime nga “rroga” e babit dhe ka aq para sa te reklamohet qe ne moshen 19 vjec neper gazeta si politikan i ardhshem.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK