Ajo jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë, por është e pranishme me artin e saj. Këngëtarja, Evi Reçi ka prezantuar projektin e saj të fundit “ Zhdukem ngadalë”, të cilin e ka xhiruar në Firence të Italisë, qytetin ku aktualisht jeton dhe studion. Ndonëse studion Gazetari, kënga është një pasion i hershëm i këngëtares. Projekti i saj i fundit flet për një dashuri të humbur, e cila si rrugëzgjidhje të saj ka vetëm ndarjen. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Reçi rrëfen projektet e saj si dhe bashkëpunimin e përhershëm me kompozitorin Florian Mumajesi, të cilën ajo e vlerëson si shumë të suksesshëm. Këngëtarja e hitit “Dhe jemi të dy”, thotë se në të ardhmen ëndërron një duet me sopranon e njohur shqiptare, Inva Mula.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com








