Intervista/ Fatmir Toçi: Gjermanët 
lexojnë Kadarenë e Fatos Kongolin

Intervista/ Fatmir Toçi: Gjermanët <br />lexojnë Kadarenë e Fatos Kongolin
TIRANË - Mes dhjetëra marrëveshjes, të enjten e shkuar parlamenti miratoi dhe një marrëveshje që në vëmendjen e opinionit publik kaloi në heshtje. Bëhet fjalë për një marrëveshje për shkëmbimin kulturor mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, marrëveshje të cilën e kanë miratuar dy parlamentet përkatëse. Në dukje një burokraci, por deputeti Fatmir Toçi, njohës i librit dhe i kulturës, zbulon për “Shqiptarja.com” efektet e pritshme të kësaj marrëveshjeje, e cila materializon një marrëdhënie të veçantë kulturore mes dy vendeve. 

Çfarë përfitojnë të rinjtë, studentët, autorët, piktorët, artistët dhe njerëzit e kulturës në tërësi...

Zoti Toçi, Parlamenti miratoi këtë të enjte një marrëveshje kulturore me Gjermaninë. Si një deputet me angazhim të gjerë në fushën e librit dhe të kulturës, si e vlerësoni këtë marrëveshje?
Do ta quaja që në fillim një prej aktmarrëveshjeve më të rëndësishme për kulturën dhe bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve dhe një model të përsosur të hartimit të një akti të tillë për dy vende që duan sinqerisht dhe janë të angazhuara të bashkëpunojnë ngushtësisht midis tyre në fushat që bihet dakord.  Një marrëveshje e rëndësishme me një prej shteteve më me peshë në Bashkimin Evropian me synimin për të thelluar njohjen e ndërsjellët të kulturës së dy vendeve dhe të zhvillojnë më tej bashkëpunimin kulturor në të gjitha fushat dhe nivelet.

Më gjerë akoma kjo marrëveshje synon hapa konkrete për shkëmbimin e përvojave për fusha të tilla kulturore si letërsia, artet, gjuha, historia, kinematografia, turizmi kulturor etj. Dhe kjo nëpërmjet organizimeve në forma dhe lloje nga më të ndryshmet si: turneve të ansambleve artistike, koncerteve  dhe turneve të artistëve të ndryshëm, shfaqjeve teatrore dhe llojeve të tjera, hapjes së ekspozitave në gjini të ndryshme të arteve pamore, nxitjen e botimeve, pasurimin e bibliotekave, arkivave, muzeve, programeve për nxitjen e përkthimeve të letërsive respektive në lloje të ndryshme, si ato artistike, shkencorë apo utilitare.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten