Intervista / Fatos Tarifa për sistemin arsimor: Arsimi i lartë ka nevojë për transformim rrënjësor, jo thjesht për reformim

Nga Valeria Dedaj

Çfarë duhet të bëjnë qeveritë që të mendojnë më seriozisht për përgatitjen e brezit të ri, në shkollat edhe universitetet tona? Kjo është një çështje e madhe, që  ka të bëjë jo thjesht me stadin aktual të zhvillimit të vendit, por me të ardhmen e shoqërisë sonë, sepse e ardhmja e një shoqërie varet nga edukimi i brezave të rinj. Këtë periudhë rreth 26 anëtarë të Akademisë Shqiptare (jozyrtare) të Arteve edhe Shkencave nëpërmjet një dokumenti parashtrojnë ndihmën që mund të japin në reformën e sistemit arsimor. Një nga anëtarët e kësaj akademie, profesor Fatos Tarifa, për kamerën e Report TV analizon disa nga arsyet që çalon sot sistemi arsimor në Shqipëri 

Zoti Tarifa, ka kaluar një muaj nga dita që studentët kanë nisur protestat. Por ju si profesor edhe akademik i  Akademisë Shqiptare (jozyrtare) të Shkencave edhe Arteve, si e keni parë këtë situatë?
Ne po kalojmë një situatë shumë interesante, por kritike do të thoja, këto kohët e fundit. Sidomos lëvizja e studentëve në dhjetorin e kaluar tregoi qartë, se jo çdo gjë shkon ashtu siç duhet, edhe se pakënaqësitë për kushtet e studimeve edhe për përmbajtjen e asaj, që studentët marrin në universitetet tona janë reale edhe po rriten. Një problem më i madh është sot, jo edukimi i rinisë, sesa edukimi i profesorëve që edukojnë rininë. Problemi ishte i tillë, që ne të gjithë e pamë si shoqëri. Një klasë studentësh të maturuar në mënyrë paqësore kërkuan përmirësonim e kushteve të studimit edhe të jetesës. Kërkesat u çmuan të drejta nga të gjitha palët. Ndërsa, ajo çfarë ne menduam që të bëjmë si Akademi, me rastin e mbledhjes sonë vjetore të përvitshme, siç është edhe në statutet tona, në qëllimet edhe misionin tonë, të ngremë zërin tonë për probleme që shqetësojnë vendin edhe natyrisht, që problemet e arsimit të lartë janë edhe problemet kryesore të kësaj shoqërie. Vetë  anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, (kjo nuk është Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, por është mbarëshqiptare e arteve edhe shkencave) ka në përbërjen e saj një numër intelektualësh të shquar, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë, ose janë të angazhuar në universitetet shqiptare. Janë nga njerëzit që i njohin më mirë problemet e universitetit shqiptar edhe kanë një vështrim të përgjithshëm mbi sistemin arsimor, si ai është edhe çfarë duhet të ndryshojë. Në mënyrë që t’u përgjigjet më mirë nevojave të kohës edhe oportuniteteve që ofron koha. 

Pra ne i shohim problemet që kanë lindur në arsimin e lartë edhe pas miratimit të ligjit të ri të arsimit rreth 3 vite më parë, si probleme që nuk qëndrojnë në vend, por që kërkojnë zgjidhje kreative. Besojmë se ligji i arsimit të lartë edhe përse është një ligj i mirë ka vend që të ndryshohet në përputhje me kohën edhe në përshtatje me nevojat e ardhshme.  

Ne si Akademi kemi shprehur mendimin se ky ligj ndoshta është shumë më i përparuar, sesa është shoqëria jonë është e përgatitur për ta zbatuar atë. Prandaj nuk nisemi nga pozita partiake, anëtarët e Akademisë sonë janë të zhveshur nga ndikimet politike dhe nuk marrin pjesë aktive në politikë, por kjo nuk i bën ata indiferentë ndaj çështjeve të mëdha ekonomike, shoqërore, kulturore edhe politike të vendit. Ne përpiqemi të ruajmë një pozicion që është akademik, intelektual edhe t’u gjejmë zgjidhje problematikeve të mëdha me të cilat ndeshet arsimi ynë. 

Intervistë e plotë me Fatos Tarifën

 

A ka nevojë arsimi ynë për reformë, nëse po si mund të nisë bashkëpunimi me akademikët, por edhe vet studentët...
Meqenëse manifesti që ne botuam është një dokument problematik edhe teorik, por është ruajtur niveli intelektual në trajtimin e  çështjeve, Akademia jonë është shprehur publikisht se kurdoherë, që të jetë nevoja për të shprehur mendimet tona të hapura kemi propozuar që në vitin 2013 pa u bërë akoma zgjedhjet se çfarë duhet të ndryshojë në arsimin e lartë. Kemi dalë si Akademi e Arteve edhe Shkencave me një dokument problematik. Disa nga pikat që kemi nënshtruar janë marrë parasysh në reformën që u bë. Mendoj se reformimi i arsimit të lartë ka filluar, por mendoj se nuk është ajo që kërkohet, sepse arsimi i lartë ka nevojë për një transformim rrënjësor jo thjesht reformim. Por ligji që është miratuar hedh hapat e parë, krijon kushtet ligjore për të bërë këtë transformim, edhe mendoj sërisht që ai ligj nuk është kuptuar, edhe nuk është shpjeguar si duhet. Por bazat ligjore për të bërë ndryshimin që duhet qëndrojnë atje. 

Natyrisht që mendimi nuk qëndron në vend, kushtet ndryshojnë edhe ne kemi evoluar gjithashtu, në manifestin tonë ne themi detaje se çfarë duhet bërë, por janë vetëm parimet kryesore të reformimit të arsimit të lartë në mënyrë që shoqëria e atij vendi të ketë një progres. Nëse kjo qeveri, organet vendimmarrëse do të kenë nevojë për mendimin tonë të kualifikuar ne gjithmonë do të jemi gati që ta japim aty ku duhet, por jo në dokumentin që ne parashtruam, sepse qëndron në nivel mendimi intelektual edhe jo një plan masash, që duhet bërë. 

Megjithatë, ju personalisht çfarë mendoni? Cilat janë pikat më kritike të ligjit, që duhet zbatuar apo edhe i reformës?
Gjëja e parë që duhet të ishte bërë me kohë, siç parashikon vet ligji është që të kishin dalë aktet nënligjore. Vendimet e qeverisë për një sërë nenesh të ligjit, që nuk mund që të aplikohen pa akte nënligjore. Miratimi i tyre u vonua, shumë prej tyre ende nuk kanë dalë. Kjo bëri që ligji mos të zbatohej dot nga fillimi edhe krijoi një vakum të madh në veprimtarinë e universiteteve publike edhe private. Ky ishte hapi i parë edhe kjo duhet bërë pa vonesë, nëse duam që ligji të zbatohet.  

Tjetra është që ligji nuk është një xhaketë e ngushtë, nuk është një sakrilegj,  që të bësh ndryshime në një ligj. Edhe kushtetuta amerikane është amenduar disa herë. Çdo ligj amendohet. Edhe ligji i vjetër për arsimin u ndryshua dy herë. Ndoshta është herët, edhe është gabim që të ndryshojmë ligjin ekzistues, por nëse ka çështje edhe ka të tilla, mund të ndërhyhet fare mirë edhe natyrisht që qeveria duhet të propozojë ndryshimet e duhura. 

Unë mendoj se ne duhet që të bëjmë kujdes në përgatitjen e kuadrit tonë, të profesoratit të ri, sepse ka pasur shumë voluntarizëm edhe deri më sot nuk kemi qenë në gjendje që të krijojmë një  klasë profesorësh, që të meritojë vërtet titullin e profesorit edhe të mësuesit edhe edukuesit. Shumë voluntarizëm në politikat e qeverisë së mëparshme edhe të kësaj qeverie. Kjo duhet që të ndryshojë, nuk mund që të kesh studentë të formuar mirë, pa pedagogë të formuar mirë. Edhe ne në shumë universitete kemi një klasë pedagogësh, siç edhe vihet re kohët e fundit kanë marrë grada, tituj shkencorë në mënyrë të pamerituar nëpërmjet njohjeve që kanë apo nëpërmjet një sistemi, që nuk ka mundur dot që të shoshitë siç duhet aftësitë individuale të stafit tonë pedagogjik. 

Unë mendoj nëse shoqëria do një ndryshim rrënjësor në sistemim e arsimit të lartë duhet që të krijoi sistemin meritokratik. Njerëzit duhet që të marrin atë që meritojnë. Edhe të pastrohet, natyrisht që nuk jam për një vetting, sepse do të ishte shumë e vështirë një vetting në radhën e klasës së pedagogëve shqiptarë, edhe pasojat do të ishin rrënuese për sistemim tonë arsimor. Por këtej e tutje duhet një sistem më i mirë përzgjedhjeje, vlerësimi për gradat edhe titujt. Nëse krijojmë një klasë që përveçse është mediokër, këta do të prodhojnë studentë edhe profesorë të tjerë mediokër. 

Ju thoni këtej e tutje, por ndërkohë ka shumë profesorë që titujt nuk i kanë marrë me meritë...
Ka shumë të tillë padyshim, ligji i ri do të synonte që këtë ta ndryshonte të paktën. Edhe unë besoj se mënyra se si drejtuesit e departamenteve, që janë njësitë bazë të universitete edhe të fakulteteve, duhet që të zgjidhen sipas meritave. Nëse ka shumë tarafe në universitetet tona, kjo është një tjetër çështje, nuk luftohet me ligj, por me ndërgjegjësimin gjithnjë edhe më të madh të pedagogëve edhe studentëve. Edhe fjala e studentëve duhet natyrisht që të mbahet më shumë parasysh se deri më sot.

Në këtë drejtim ligji duhet që të ndryshojë, jo që t’u jap studentëve një fuqi absolute vendimmarrëse, sepse janë çështje akademike për të cilat ata nuk janë të informuar. Por fjala e tyre duhet që të dëgjohen. Në fund të fundit universitetet prodhojnë studentë të punësishesëm edhe është e drejta e tyre që të kërkojnë një cilësi më të lartë për informacionin që marrin. Por është një problem i vështirë, vettingu siç është bërë në sistemin e drejtësisë është i pamundur në universitete, në politikë po. Është e vështirë, por mund të fillojë këtej e tutje. 

Natyrisht që në rast se vërtetohet edhe unë besoj se ka pafundësisht ku pedagogë shqiptarë kanë marrë tituj edhe grada, duke vjedhur punën e të tjerëve, titujt nuk duhen njohur më. Ky është një proces i vështirë. Por nga ana tjetër jo çdo përmendje duhet që të quhet plagjiaturë. Por nëse është një masë mbi 20 apo 28 për qind, ajo punë nuk duhet miratuar. 

Një nga kërkesat e studentëve janë edhe taksat e larta...
Duhet bërë e qartë një gjë, se asnjë shoqëri edhe asnjë shtet nuk ka detyrimin që të paguajë arsimin e të rinjve deri në gradën më të lartë. Arsimi nëntëvjeçarë është falas, por shoqëria nuk e ka detyrim edhe në asnjë vend të botës nuk është kjo, që të të paguajë studimet. Në arsimin universitar, bachelor duhet që të ketë tarifa më të ulëta. Masën nuk e përcaktoj dot unë, por specialistët. Ne jemi mësuar që çdo gjë duhet ta marrim falas, por më duket çudi, sepse arsimi jo gjithmonë është i detyrueshëm, por në bachelor edhe master nëse kërkon që t’i vazhdosh. 

Qeveria hap një aplikim për të gjithë studentët e dhjetave për t’i punësuar në shtet. Por ajo që ne ndeshim është që studentët e dhjetave nuk janë fort të mirë në praktik?
Ju ngrini një çështje të drejtë, unë nuk besoj në mënyrë absoluste se nota përcakton dijet e studentëve. Kam edhe këtu në universitet studentë që janë edhe me nota më të ulëta, por janë shumë më të zgjuar. Nuk e shikoj me entuziazëm një nisëm të tillë, sepse historia e kohëve moderne na ka treguar se janë gjeni edhe pa bërë shkollën e lartë, Steve Jobs për shembull. 

A ka pasur kërkesa të qeverisë që ju të jepni mendimin për mbarëvajtjen e arsimit shqiptar?
Duhet thënë se përpara se të miratohej ligji për arsimin e lartë. Zoti Rama në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste bëri një fushatë të gjerë për të marrë mendimin e profesoriatit. Nuk e di sa janë marrë parasysh këto mendime. Më pas duhet thënë se nuk është bërë mjaft, madje asgjë për të vjelë mendimin e kualifikuar të profesoriatit, se çfarë shkon edhe çfarë nuk shkon në zbatimin e ligjit. Madje një defekt shumë i madh pas miratimit të ligjit, është që konferenca e rektorëve në universitetet shqiptare, që sipas ligjit duhet që të mblidhet një herë në vit, nuk është mbledhur asnjëherë. 

Nëse do të ishte mbledhur rregullisht, shumë nga problemet që shtohen sot si emergjenca kombëtare do të ishin diskutuar në radhët e rektorëve, që supozohet që të jenë ndër individët më të përgatitur.  Por kjo nuk ka ndodhur. Është një defekt i madh, që çalon. 
S’mund që të ketë qeveri që t’i dinë të gjitha pa marrë mendimin e njerëzve që e njohin nga afër, një gjë që duhet të bëjë qeveria, është që të krijojë strategji që të kthejë në vendin tonë shumë nga njerëzit e talentuar që janë larguar nga ky vend. Shumë vende të botës po kthejnë trurin, Shqipëria nuk ka bërë asgjë për këtë. 

Profesor, ne iu referuam ligjit të ri, por janë rreth 30 vite që arsimi është në këtë gjendje. Sa kohë mendoni ju se duhet për ta zhbërë kjo situatë?
Kur po bëhej ligji i arsimit të lartë shumë njerëz burokratë mendonin se arsimi lartë në Shqipëri do të bëhej si arsimi evropianë për katër apo pesë vite. Unë besoj se këtë do ta arrijmë nivel të arsimit europian pas një çerek shekulli, kur fëmijët që sot fillojnë klasën e parë do të kenë mbaruar universitetin edhe do të kenë mundur që të transformojmë tërë sistemin tonë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren