INTERVISTA/ Flet drejtori Andi Ballta: Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere te ABI Bank

INTERVISTA/ Flet drejtori Andi Ballta: Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere te ABI Bank

ABI Bank është përmendur në kontekste sulmesh politike shpesh gjatë dy vitevetë fundit në disa media në Shqipëri. Pse mendoni se ka ndodhur kjo?
ABI Bank është investimi më i madh amerikan i të gjitha kohërave në Shqipëri dhe NCH Capital është një nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në rajon dhe më gjerë. Është për të ardhur keq që pasionet politike nuk kursejnë as sektorë sensitivë si ai bankar, apo investitorë të kalibrit ndërkombëtar si NCH Capital.

Për mëse dy vjet, ABI Bank është bërë objekt i lajmeve të rreme të motivuara nga qëllime politike, konkurrencës së pandershme apo gjobaxhinjve të rëndomte mediatikë. ABI Bank deri tani nuk u është përgjigjur lajmeve të tilla të rreme me trillime absurde, për të ruajtur dinjitetin e sistemit bankar, klientelës dhe punonjësve.

Ne vlerësojmë shumë pozicionin korrekt të mediave kryesore, të cilët gjithashtu kanë ruajtur dinjitetin e sistemit bankar. Mbi të gjitha, punën e mbi 500 punonjësve të familjes ABI, që kanë fituar besimin e klientëve të ABI Bank. Ne vazhdojmë të rritemi pavarësisht lajmeve të rreme. Është interesante se sa herë ka tensione politike apo lëvizje në tregun bankar, makineria e lajmeve të rreme riciklon akuza e trillime që janë sa të papërgjegjeshme aq edhe të dëmshme për sistemin bankar në Shqipëri. 

Fatmirësisht, ABI Bank ka gjithë likuiditetin dhe kapitalin e nevojshëm, mbështetjen e aksionerëve dhe punonjësve, si dhe besimin e klientëve të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e sistemit bankar.

Ne kemi filluar të investojmë në Shqipëri prej 12 vjetësh dhe kemi treguar durim dhelargpamësinë strategjinë e investimit.

Kur thoni investim amerikani referoheni Fondit të investimeve NCH, apo nënkuptoni që ABI Bank është një bankë amerikane?
Banka Amerikane e Investimeve është 100% e zotëruar nga fonde apo individë amerikanë. Për të shmangur cdo keqinterpretim: Ne nuk jemi bankë në Amerikë por bankë e investitorëve të mirënjohur amerikanë në Shqipëri. NCH Capital është me qendër në Nju Jork dhe ka pothuaj 30 vjet eksperiencë investimi global.

NCH Capital nuk ka patur kurrë asnjë pjesëmarrje kapitali rus, apo të ndonjë kombësie tjetër në strukturën e aksionerëve të ABI Bank. NCH thjesht ka investuar kapital tërësisht Amerikan në Rusi dhe në Europën Lindore. Gjithashtu të gjithë aksionerët e ABI Bank janë të listuar publikisht dhe të aprovuar sipas të gjitha rregullave nga autoritetet rregullatore shqiptare që në vitin 2010.

Është shumë e thjeshtë të shihet informacioni rreth NCH apo ABI Bank në faqen e internetit të U.S.Securities and Exchange Commission (SEC)apo të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. 

Mjafton të vizitohet dhe faqja e ABI Bank (abi.al) apo facebook për të parë mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve Amerikane në Shqipëri apo Dhomës Tregtare Amerikane, të cilët i falënderojmë për këtë mbështetje. 

Pse quhet bankë amerikane kur është e regjistruar offshore?
Regjistrimi offshore nuk ka të bëjë me vendodhjen e investitorëve. Një investitor amerikan mund të regjistrohet në një vend ku sistemi i taksave është më i favorshem. Kjo mund të jetë offshore (Cayman) apo në Holandë, Irlandë, ose në Nebraska.

Shumë nga kompanitë apo institucionet financiare më të njohura regjistrohen në vende ku taksat janë më të ulëta. Nuk ka asgjë ilegale apo të parregullt si në legjislacionin Shqiptar apo dhe atë ndërkombëtar me regjistrimin offshore të investitorëve në momentin kur investitorët janë të deklaruar.

E gjithë lista e investitorëve të ABI Bank është e deklaruar në rregullatorët shqiptarë sipas të gjitha rregullave, në kohë të ndryshme dhe sa herëështë kërkuar. Investitorët e fondeve të NCH Capital janë fonde pensionesh nga më të njohurat dhe të medhatë nëAmerikë, fonde tëuniversiteteve më të famshëm ne Amerikë dhe gjithashtu entitete financiare nga më prestigjozet. 

E njëjta strukturë aksionere është përdorur nga NCH Capital, si aksioneri kryesor i ABI Bank, për të regjistruar bankat qe sot ka në pronësi ne Rumani (Libra Bank), Ukraine (Agroprosperis Bank) dhe Moldavi. Është hera e parë që ne përballemi me një situatë ku vihet në pyetje origjina e fondeve të NCH.Për shembull ne Banken e NCH Capital në Ukraine një nga investitorët e fondeve të investimit te NCHështë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH apo EBRD).EBRD ka dhënë dy kredi dhe kainvestuar si partner për 145 milionë euro në nje projekt ku NCH ka investuar 2 miliardë dollarë në fushën e agrobiznesit dhe financës në Ukrainë. Të gjitha këto të dhëna janë në dokumentë zyrtare dhe informacioni është publik dhe lehtësisht i verifikueshëm.Përmendja e regjistrimit offshore nga media të ndryshme është një keqpërdorim dhe keqinformim i një menaxhimi fiskal/taksash shumë standard me të gjitha rregullat lokale shqiptare apo ndërkombëtare, përfshi dhe rregullat shume strikte të SEC (Autoriteti Mbikqyrës në SHBA). Vetë qeveritë Shqiptare herë pas here kanë promovuar “zona të lira” apo “rregjime tax holidays” që mundësojne të njëjtat lehtesi fiskale si offshore.

Si e thashe më sipër, investitorët dhe fondet e NCH janë fonde pensioni nga më të njohurit në SHBA, dhe fondet private të universiteteve më të njohura në SHBA.

A ka patur ndonjëherë probleme ABI Bank me politikat e pastrimit të parave?
Absolutisht asnjëherë! ABI Bank ka patur disa auditime që nga blerja e bankës Credit Agricole dhe asnjëherë nuk ka patur asnjë problem me politikat e mbrojtjes ndaj pastrimit të parave. 

Përkundrazi, ne jemi shumë krenarë për vlerësimin e lartë të të gjithë auditimeve. Vleresojmë dhe falënderojmë shpjegimet e plota dhe të qarta të Bankës së Shqipërisë ku informacioni rreth ABI Bank është i plotë dhe i përditësuar.

A ka zvogeluar ABI Bank kapitalin?
Kapitali i ABI Bank nuk është zvogëluar asnjëherë në asnjë moment. Perkundrazi vecse është rritur si pasojë e fitimeve (edhe ky informacion i rritjes është i plote dhe publik në Qendren Kombëtare të Regjistrimit). Informacioni i raportuar në menyrë dashakeqëse në disa media lidhet jo me zvogëlimin por vetem me netimin e kapitalit fillestar të paguar me humbjet e akumuluara përpara blerjes së bankës Credit Agricole Albania nga ABI Bank. Pra kapitali fillestar i bankës përpara blerjes nga ABI u netua me humbjet e periudhës po përpara blerjes nga ABI.

Ky netim tërësisht teknik i kapitalit fillestar të paguar nuk ka të bëjë fare me ABI Bank dhe u krye për të identifikuar rezultatet e shkëlqyera gjatë manaxhimit të ABI Bank pas një periudhe tre vjecare ku kapitali vetëm është rritur. Nga ana kontabël, ky veprim nuk ka asnjë efekt në totalin e kapitalit të bankës.Si u tha më sipër, totali i kapitalit të bankës që nga koha e blerjes në Tetor 2015 është rritur me milarda lekë si pasojë e fitimeve gjatë vitit 2016, 2017 dhe 2018. Theksojmë që ky veprim kontabël është standard, teknik, fare i zakonshëm dhe krejt i parëndësishëm dhe për më tepër me aprovimin paraprak të Bankës së Shqipërisë.

ABI Bank sot është një nga bankat më likuide dhe me kapital shumë të lartë, si rrjedhojë e rezultateve pozitive në tre vitet e fundit. Cdokush mund të pyesë dhe të marrë informacion tek Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave apo burime të tjera publike, të pavarura dhe transparente. Ne jemi shume të ndërgjegjshëm për korrektesën në dhënien e këtij informacioni nga kushdo qëështë interesuar të pyesë dhe vlerësojmë komentet e plota dhe korrekte publike apo dhe private të Bankës së Shqipërisë dhe enteve të sipërpërmendura që janë prononcuar në mënyre të plotë sa herë janë pyetur.

A është apo ka qenë ndonjëherë Linda Rama aksionere?
Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere apo zotëruese opsionesh të ABI Bank. Linda Rama ka qenë një anëtare e pavarur e Bordit ku ka dhënë kontributin profesional me kompetencë dhe aftësi shumë të admirueshme.

Pse u largua Linda Rama nga Bordi i ABI Bank?
Zonja Rama ka qenë për tre vjet në Bordin e ABI Bank. Arsyeja pse Linda u ftua nëBord është për aftësite e saj profesionale, njohjes time profesionale me të që në 1993, të qenurit një zonjë me reputacion të padiskutueshëm, dhe nivelit të lartë të sofistikimit që një investitor i sofistikuar si NCH kërkon të ketë nëBordin e tij. Largimi i saj nga Bordi është sipas standarteve dhe praktikave të institucioneve financiare të rikompozimit të Këshillit Drejtues. Zonja Rama është një nga dy anëtarët që do të zëvendësohen nga dy profesionistë të shkelqyer Amerikanë me eksperience të gjate në fushën e bankës dhe financës. Në kuadrin e një periudhe në Bord prej tre vjetësh dhe bashkimit të ABI me NBG është normale një rifreskim i Bordit.  Ne jemi në proces të aprovimit të dy kandidatëve të rinj. Cështja e përbërjes sëBordit për ne ka qëne dhe është shumë e qartë, transparente dhe tashmëështë e mbikonsumuar për mëse dy vjet. Personalisht jam ndjerë thellësisht i trishtuar nga sulmi që i është bërë një femre dhe profesioniste karriere si zonja Rama.  Gjithsesi, zonja Rama nuk është më anëtare e Bordit të ABI Bank dhe mbase ka ardhur koha që kjo temë e mbikonsumuar të mbyllet.

Zoti Rama tha se ka patur shqetësim nga Autoritetet Amerikane?
Ajo që mund të themi ne, është që shqetësimi kryesor i përfaqësuesve të Shtetit Amerikan në Shqipëri është te detyra e të gjithe institucioneve dhe individëve për të mbrojtur dhe stimuluar të gjithë investitorët e huaj dhe sigurisht ata amerikanë. Amerika është miku më i mirë i Shqipërisë në 100 vjetet e fundit. 

Nje invesititor amerikan është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë dhe sistemin bankar. Roli i ABI në sistemin bankar ka qenë vetëm pozitiv sidomos në përmirësimin e rezultateve të bankave me performance të dobët dhe uljen e kredive të këqija.Kur ne blemë Credit Agricole, niveli i kredivetë keqija të bankës ishte pothuaj 40%.Në dy vjet ne e ulëm këtë tregues në 4%. Këto rezultate janë edhe në sajë të punës, mbështetjes dhe kulturës amerikane të të bërit biznes.

Ka pasur sulme, të fundit kryesisht nga zonja Kryemadhi, lidhur me mënyrën se si është licensuar Banka. Ajo në fakt thotë se duhet ta sqarojë Banka e Shqipërisë…të njëjtin shqetësim si zonja Tabaku para disa kohësh.
Nuk dua të hyj në emra të përveçëm politikanësh. Gjithsesimënyra se si është licensuar banka është shpjeguar nga Guvernatori Sejko në Parlamentdhe Guvernatori në mënyrë të plotë dhe korrekte ka sqaruar se ABI Bank ka hyrë në treg duke blerë një bankë të vogël të nivelit të dytë dhe pastaj jemi rritur sipas gjithë procedurave dhe rregullave të transparencës që monitorohen nga Banka e Shqipërisë përfshi të gjitha detajet në strukturen aksionere dhe origjinën e fondeve apo investitorët.

Politika ka shpesh objektivat e veta dhe strategjitë e veta për t’u bërë popullore, por mendoj investitorë të huaj dhe ndërkombëtarë dhe sektorë sensitivë si ai bankar duhet të mbahen jashtë politikës. 

E përsëris që ABI Bank nuk ka asnjë axhendë apo preferencë politike institucionale.Punonjësit dhe klientët e ABI Bank janë simpatizantë apo anëtarë të partive të ndryshme dhe është momenti qe sistemi bankar të lihet jashtë sulmeve politike.

A janë të informuar aksionerët kryesor në New York për këtë situatë?
Natyrisht që po. Ka një habi dhe bezdisje pasi është joserioze që në një vend mik të SHBA, i vetmi objektiv sulmi i disa poltikanëve mbetet banka amerikane që as nuk ka dhe as nuk ka patur ndonjë axhendë politike. Ne gjithmonëmbështesim bashki të ndryshme (Gjirokastër apo Shkodër) ku drejtuesit lokalë janë të partive të ndryshme.

Unë do të dëshiroja që politika të mbronte dhe një biznes të vogël, e jo më një bankë, dhe ne për shumë kohe kemi zgjedhurtë mos pergjigjemi për të ruajtur dinjitetin e bankës dhe sistemit bankar. Nuk është se sulmet kanë prekur Bankën apo veprimtarinë e saj, por kanë tërhequr vemendje negative teinvestitorët e huaj dhe kanëshqetësuar autoritet amerikane që ndjekin ecurinë e bizneseve amerikane në Shqipëri.

Si e shikoni të ardhmen e tregut bankar. A është transparent, dhe a shikoni kriza në horizont?
Mendoj se sistemi bankar është një nga tregjet më të stabilizuara në Shqipëri dhe më modernët. Është një treg i rregulluar mirë dhe mendoj se zoti Fullani, e më pas zoti Sejko kanë treguar seriozitet në ruajtjen e sistemit. Sistemi bankar eshtë më seriozi, me punonjësit më të kualifikuar dhe me strukturat më transparente. Kemi banka me plot likuiditet dhe operatorë vendas të suksesshëm.

ABI Bank sapo përfundoi një kontroll nga Banka Qendrore, ndërkohë që dhe banka të tjera janë futur në një program kontrolli nga Autoriteti i Konkurencës që nuk e shikoj si dukuri negative siç po e paraqesin. Kontrollet janë detyrim procedurial dhe besoj se tregu i bankave tona është më i miri në rajon. Të mos harrojmë se sistemi bankar në Shqipëri nuk mori asnjë ndihmesë gjatë dhe pas krizës financiare si shumë vende të tjera.Shqipëria mund të mburret lirshëm me këtë gjë. Bankat janë pasaporta më krenare e Shqipërisë për momentin.

Ku qëndron fuqia e tregut bankar në Shqipëri?
Bankat besojnë tek shqiptarët dhe shqiptarët besojnë tek bankat. Një faktor i fortë janë emigrantët tanë në Itali dhe Greqi. Tregu fqinj me Shqipërinë ka interesa të ndryshme nga tregu bankar në Shqipëri dhe ne në këtë pikë jemi të favorizuar pasi shumë emigrantë i depozitojnë paratë në Shqipëri si më të sigurta. Biznesi po ashtu është shumë familjar me bankat dhe të punuarit përmes bankës. Thjesht është një shoqëri që i do bankat, i pranon ato dhe beson tek ato. Dhe kjo e bën një treg të sigurt. Bankat e nivelit të dytë kanë sot një nivel të lartë depozitash dhe janë duke eksploruar ku të investojnë. Kjo është shenjë vitaliteti e tyre.

A do të tentoni të bleni banka të tjera të huaja nëse shiten?
Natyrisht që jemi të hapur për të rritur prezencën tonë në tregun bankar shqiptar. Ne jemi këtu për t’u rritur dhe për ta bërë sistemin të konkurrueshëm, të sigurt, dhe të dobishëm për shoqërinë. Dua të theksoj se ne e shikojmë si një fenomen pozitiv zgjerimin e bankave me kapital Shqiptar dhe në perputhje me trendet historike të vendeve me sisteme bankare më të zhvilluara.

Për më shumë informacion mbi ABI Bank, anëtarët e bordit dhe NCH Capital:

www.abi.al

www.nchcapital.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja