TIRANE- Çfarë do të thotë për një vajzë të re, të ushtrojë detyrën e saj si police rrugore. Brunilda Balgjini, 24 vjeçe, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, ka treguar se si ka nisur të punojë në Policinë Rrugore dhe si arrin ta përballojë atë. 24-vjeçarja është shprehur se ka rreth tetë muaj që punon në Polici, në pozicionin e inspektores në Qarkullimin Rrugor. Herë marrim falënderime,- thotë Brunilda,- gjatë kohës së shërbimit, e herë marrim edhe ofendime nga drejtuesit e mjeteve.
/Shqiptarja.com








