Intervista/ Helidon Haliti i dërgon
 pikturën e tij “Charlie Hebdos"

Intervista/ Helidon Haliti i dërgon<br /> pikturën e tij “Charlie Hebdos
TIRANE- Ndërkohë që revista “Charlie Hebdos” përmes një karikature miqësore e bën edhe më të famshme në botë paradën e 10 janarit të katër klerikëve shqiptarë në bulevardin “Volter” të Francës (që i treguan botës  bashkëjetesën reale mes feve dhe komuniteteve fetare në Shqipëri), piktori i njohur Helidon Haliti përfshihet me ndjeshmërinë e tij artistike në shenjë solidarizimi me stafin e revistës pas ngjarjes tragjike. Piktori shqiptar ka përzgjedhur mes skicave të bëra në shenjë solidarizim me kolegët e revistës “Charlie Hebdos” pikturën e gjelit, një personazh të dashur simbolik, të cilin e evokon shpesh në veprat e tij, dhe këtë personazh shprehet se e ka veshur me personazhet e tij, e ka veshur me lapsat dhe simbolet e Frances si dhe të lirisë së fjalës.

Piktori Helidon Haliti do të jetë të hënën në Ambasadën Franceze në Shqipëri për t’ua dërguar përmes saj kolegëve francezë pikturën. Piktura “Gjeli” është fryëmzuar në studio gjatë kohës që ai përgatitet për një ekspozitë të madhe, që mendon ta çelë në vitin 2016. Në shenjë solidarizimi dhe homazhi Haliti ka ndërperë për tri ditë punën e tij dhe ka skicuar disa vepra si dedikim për ngjarjen tragjike dhe së fundi ka bërë përzgjedhjen e  tij. Helidon Haliti është një nga piktorët më të njohur dhe prodhimtar në artet figurative.

Në vitin 2012 ai çeli një ekspozitë të përmasave të mëdha në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, e cila u prit me admirim, jo vetëm nga vizitorët, por edhe nga mediat dhe kritikët e artit. Haliti shprehet se ndërkohë ka në dorë eskpozitën e  radhës, të cilën në vitin 2016 ka menduar ta hap me të njëjtat përmasa që pati ekspzozita e dy vjetëve më parë.  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit