Intervista/ Huanqin Xiao, CEO i Bankers Petroleum Albania: Injektimi i Avullit, projekti ambicioz që do të ndryshojë Patos-Marinzën! Synojmë të hapim 28 puse të reja

Kompania Bankers Petroleum synon të rrisë prodhimin e naftës në Patos-Marinzë nëpërmjet investimeve në teknologjitë më të fundit. Ceo i Bankers Petroleum Albania Huanqin Xiao shprehet se projekti më ambicioz i tyre është injektimi i avulli në prodhimin e naftës.

“Gjatë gjithë vitit, parashikojmë që prodhimi të mbetet në 515 mijë tonë, dhe synojmë të hapim 28 puse të reja, përfshirë 4 puse termalë. Kjo teknologji e re, e përdorur nga kompani të njohura ndërkombëtare, do të na ofrojë një mundësi të re për të rritur prodhimin e naftës në fushën e naftës së Patos-Marinzë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pritet që injektimi me avull të fillojë në tetor të këtij viti, pasi të instalohen makineritë e nevojshme për këtë proces, të cilat do të importohen”, tha Huanqin Xiao, CEO i Bankers Petroleum Albania.

Ceo i Bankers shprehet se po investohet edhe për ngritjen e një njësie për trajtimin e mbetjeve në Patos-Marinzë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Patos-Marinza është aseti më i madh për prodhimin e naftës në Shqipëri dhe për këtë arsye nuk kemi ndaluar së investuari, jo vetëm në operacionet e hidrokarbureve, por edhe në mjedis dhe komunitetet përreth. Trajtimi i mbetjeve hidrokarbure është tashmë një projekt që është në zhvillim, ku aktualisht po i trajtojmë në furrat e çimentos në Fushë-Krujë. Pas marrjes të të gjitha lejeve të nevojshme nga autoritetet përkatëse, do të ngremë njësinë e trajtimit të mbetjeve hidrokarbure (pa ndikim në mjedis) në fushën e naftës së Patos-Marinzës, një investim që nuk është kryer më parë në Shqipëri.”.

E gjithë nafta që prodhohet nga kompania Bankers eksportohet jashtë vendit për përpunim, ndërsa tregjet më të rëndësishme të eksportit janë Spanja dhe Italia. Megjithatë Ceo i kompanisë pohon se interesi i tyre që ta shesin naftën brenda vendit, pasi do të kishte më pak kosto dhe nuk do të rrezikoheshin nga luhatjet e kursit të këmbimit.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion