Intervista/ Mbretëresha e Evropës:
 "Të zhvishesh për para, absurde"

Intervista/ Mbretëresha e Evropës:<br /> 
Viti 2014 ishte një ogur i mirë për të. Pavarësisht sfidave, ajo sot mban titullin ‘Mbretëresha e Europës’. Kjo është modelja Stela Matoshi, bukuroshja shqiptare e cila  vazhdon suksesshëm karrierën e saj në fushën e modës. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Stela na tregon hap pas hapi, se si ka mundur të bëhet imazh i disa kompanive të njohura të veshjeve në Itali dhe falë bukurisë së saj nuk do të pranonte për asgjë në botë të pozonte nudo.

“Sigurisht pas fitores shpirtërore që kisha me veten, më hapi rrugët për një tjetër sukses. Kam realizuar kalendarin e 2015-së në Itali dhe kohët e fundit jam bërë imazh i veshjeve intimo”, tregon modelja.

Edhe pse Stela është mbretëresha në fuqi e Europës, ajo sot është imazhi i ‘Tentazioni’, marka e njohur e rrobave të banjos, por edhe ‘Aghe Mare’ një firmë tjetër e njohur ka përzgjedhur si imazhin e saj bukuroshen shqiptare.
 
Si ka nisur pasioni juaj lidhur me modelingun. Si i kujtoni fillimet tuaja?
Që në fëmijëri kam ëndërruar gjithmonë të marrë pjesë nëpër evente bukurie! Këtë ëndërr e realizova vetëm pasi emigrova në Itali, ku përfaqësova Shqipërinë në eventin ‘THE Queen of Euorpe’ ku ishin pjesëmarrëse vajza nga gjithë Europa. Në këtë garë, arrita të vlerësohesha me vendin e parë dhe pas kësaj eksperience nënshkrova një kontratë me kompaninë ku punoj momentalisht. Pa modesti e them se, prej kohësh kam shumë kërkesa nga firma të ndryshme në Itali.
 


Çfarë solli për ju ky trofe veç suksesit si modele?      

Sigurisht pas fitores shpirtërore që kisha me veten, më hapi rrugët për një tjetër sukses. Kam realizuar kalendarin e 2015-së në Itali dhe kohët e fundit jam bërë imazh i veshjeve intimo, rrobave të banjos në Itali.
 
Kush është pika juaj më e fortë. Po më e brishtë?
Jam një vajzë me karakter të fortë! Madje, ajo që më bën të jem e fort është kokëfortësia për t’i çuar gjërat deri në fund. Pika më e dobët, familja.
 
Veç fotove provokuese, së fundmi keni menduar të jeni edhe imazh i një prej firmave më të njohura të veshjeve në Tiranë...?
Oferta më interesante kanë qenë jashtë shtetit tonë. Unë jam e hapur për bashkëpunime nëse do kem ndonjë ofertë që do të më interesoj dhe në Shqipëri.
 
Ndonëse modele, nëse do kishit një ofertë të mirë do të zhvisheshit për kopertina revistash prestigjioze?
Ofertat nuk më kanë munguar. Nuk do të më pëlqente të zhvishesha për tu bërë e famshme apo për përfitim monetar, pasi ka shumë mënyra të tjera për të arritur këtë!
 
Janë të pakta femrat që thyejnë tabut në Shqipëri. Mendoni se keni thyer tabu?
Nuk pres të thyej tabu, pasi në Shqipëri zhveshja nuk quhet më e tillë. Unë kam thyer tabutë me bukurinë time. Kam mundur të rrëmbej titullin ‘Mbretëresha e Europës’, domethënë kam fituar një event bukurie jashtë trojeve shqiptare.
               



Cilat janë planet tuaja përgjatë sezonit të vjeshtës?

Përveç modelingut kam edhe një agjensi mode ‘S&M Moda’ ku organizoj edhe një event ndërkombëtar me modele të huaja nga e gjithë bota që vijnë në Shqipëri për të konkurruar në eventin ‘The Best Model International’, një super event që do të vij këtë vit. 

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) data 15 gusht

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit