INTERVISTA/Milo: Berisha po rrëshqet
në një humbje të pashmangshme

INTERVISTA/Milo: Berisha po rrëshqet <br />në një humbje të pashmangshme
Në një intervistë për televizionin A1 REPORT! Kreu i Partisë Demokracia Sociale u shpreh se Kryeministri Berisha po i rrëshqasin këmbët në një humbje të pashmangshme, duke e cilësuar atë si manipuluesin më të madh të historisë njërëzore postkomuniste lidhur kjo me ngjarjet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Seancën Plenare të ditës së hënë ku do të votohet propozimi i PD për shkarkimin e anëtarit të LSI-së Muho, Paskal Milo e cilëson me përgjegjësi historike për deputetët që do të votojnë , sepse nëse votojnë në mënyrë të verbër ky do të jetë fillimi i një masakre të re të paralajmëruar.


Zoti Milo cili është komenti juaj në lidhje me ngjarjet më të fundit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve? Anëtari i propozuar nga LSI theksoi se nuk ka arsye të japë doreheqjen, sepse posti i tij është apolitik dhe nga ana tjetër opozita i mëshon faktit se kërkesa e PD për shkarkimin e tij është antiligjore…

Veprimi, që është bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, siç është thënë edhe nga shumë përfaqësues të opozitës është antiligjor dhe është e vërtëtë, që nga moment, që zgjidhen anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ata janë të pavarur nga partitë politike dhe kryejnë misione apolitike në procesin e administrimit ligjor. Kjo është shumë e qartë , por si gjithnjë ngatërrestari më i madh i proceseve zgjedhore dhe manipuluesi i madh i historisë njërëzore postkomuniste në Shqipëri Sali Berisha edhe këtë herë, duke ndjerë se po i rrëshqasin këmbët përballë një humbjeje të pashmangshme kërkon, sic ka bërë shpesh here, që me mjete antiligjore të mund të ruajë atë pushtet, që edhe në kushtet aktuale e ka jo të legjitimuar. Pra kemi të bëjmë me një edicion të ri të një filmi të vjetër berishian, që kërkon të rrëmbejë në mënyrë të padrejtë më makinacione nga më të ndryshmet edhe këtë herë pushtetin në Shqipëri.

Ditën e Hënë në seancë plenare do të zhvillohet votimi për propozimin e bërë nga grupi parlamentar i Partsië Demokratike, si e parashikoni zhvillimin e saj?

Do të jetë një seancë tepër e nxehtë dhe një seancë ku cdo votë mbart me vete një përgjegjësi të madhe historike, sepse ose deputet do të jenë më ligjin ose për herë jo të parë ata do të bëhen vegla të verbra të një njeriu, që u ka shpërfytyruar dinjitetin dhe personalitetin dhe do të shkojnë në votim, ose do të shtypin butonin në mënyrë të verbër, që do të ishte për mendimin tim fillimi i një masakre zgjedhore të re të paralajmëruar.


Nga ana tjetër ndërkombëtarët bëjnë thirrje, që tryeza e KQZ-së të mos shndërrohet në politike dhe palët të mos përfshihen në punën e komisionit. Janë deklarat të përsëritura, por ju cmendoni për këto?


I kam ndjekur me vëmendje deklaratat qoftë të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, qoftë të ambasadorit Arvizu këtu në Tiranë apo të përfaqësuesve të tjerë të komunitetit ndërkombëtar dhe jam plotësisht dakrod me shqetësimin që ata kanë shprehur, por Berisha tashmë është mësuar me artikulimin e shqetësimit të tyre dhe nuk i bën më përshtypje , sepse mbi të gjitha ai dashuron pushtetin dhe para etjes për pushtet ai nuk pyet as për shqetësimet e ndërkombëtareve dhe as për sugjerimet e tyre.

Mendoj se ndërkombëtarët në këtë fazë në të cilën ndodhet Shqipëria duhet të kapërcejnë edhe ata formulat diplomatike ose njëlloj protokolli në hartimin e frazave dhe duhet t’i drejtojnë Berishës paralajmërime të hapura, të forta, pa ekuivoke se ai njëri vec këtë gjuhë di dhe këtë gjuhë kupton.

Që pas koalicionit të shumëpërfolur midis PS dhe LSI vihen re deklarata optimiste nga ana e opozitës, mendoni se janë pak euforike dhe të nxituara?
Optimizmi i tepruar gjithnjë është i dëmshëm. Është e nevojshme, që të punohet më shumë e të flitet më pak, sepse armiku më i keq i vetvetes është kënaqësia dhe optimizmi i tepruar.

Nëse KQZ nuk preket do t’i fitojë zgjedhjet e majta?
Zgjedhjet dhe fitorja e tyre nuk varen nga kompozimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Opozita do t’i fitojë zgjedhjet, sepse ajo do të ketë shumicën e mbështetjes së shqiptarëve të cilët e duan ndryshimin dhe e presin atë.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nëna bashkë me 3 fëmijët u hodh në Bunë, Spiropali për tragjedinë në Shkodër: Dhuna ndaj grave duhet të ndalet me çdo kusht

Nëna bashkë me 3 fëmijët u hodh në Bunë, Spiropali për tragjedinë në Shkodër: Dhuna ndaj grave duhet të ndalet me çdo kusht