Intervista/ Mirela Ruçi: Sfidat si emigrante dhe artiste me violonçelin në Greqi

Intervista/ Mirela Ruçi: Sfidat si emigrante dhe artiste me violonçelin në Greqi

Mirela Ruçi dhe posteri i koncertit

E njohur si violonçeliste e suksesshme në  Greqi, Mirela Ruçi është rikthyer këtë herë në Tiranë për të qenë pjesë e koncertit solemn “Jehonat e lutjes” që do të mbahet  për festat e 28-29 nëntorit në bashkëpunim me Albanian Excellence. Ajo rrëfen udhëtimin  plot sfida si emigrante dhe artiste në karrierën artistike. Është rikthyre në Tiranë për të qenë një nga interpretueset kryesore të orkestrës ndërkombëtare të Albanian Excellence, një inciativë e producentes Flora Nikolla që e ka përkrahur që momentin e parë. Koncerti do të dirigjohet nga Fatos Qerimaj dhe Mirela Ruçi rrëfen në intervistën për “Shqiptarja.com”, surprizat  e këtij koncerti që do të mbahet më 25 nëntor në Mak Albania Hotel (ish Sheraton). “Mezi presim të shkëmbejmë mendimet, sugjerimet, të luajmë së bashku, sidomos veprat shqiptare që na kanë munguar dhe të emocionohemi së bashku mbas kaq vitesh.”, rrëfen , violonçelistja e njohur Mirela Ruçi. 

Intervista
Jemi kurioz të dimë udhëtimin në karrierën tuaj. Ju mund të tregoni ato ngjarje që ju kanë bërë të jeni  një artiste e njohur që luani me një nga instrumentet më impresionuese siç është violonçeli?

Kam ardhur ne Athinë në vitet ‘97-‘98 në vitet e trazirave. Përzgjedhja ime për të shkuar në shtetin grek nuk ishte nga nevojat ekonomike. Rruga e mërgimit, si fillim, nuk ishte e lehtë se qëllimi ishte vetëm violonçeli si zanat. U ndesha me vështirësitë  e gjuhës, mentaliteteve, botëkuptimeve, rrjetit shoqëror, mungesës familjare (se isha një vajzë që isha shumë e lidhur me prindërit e mi), të konkurrencës profesionale dhe sidomos të distancës kombëtare. Ne atë kohë situata me të huajt ishte shumë më ndryshe. Por pengesat në jetë njeriun e bëjnë gjithmonë më të fortë dhe më të qartë për rrugën e jetës. U përpoqa po ja arrita qëllimit. Paralel me studimin që bëja çdo ditë mësoja dhe gjuhën. Konkurrova dhe fitova në orkestrën simfonike te Athinës si tutti violonçel . Mbas 2 vjetësh u futa në konkurs për violonçelin e pare në orkestrën ku punoja dhe fitova. Paralel me këto krijova dhe një familje të mrekullueshme që e kam krahë në ditë të mira dhe të vështira. Fillova të jap mësim në dy shkolla muzike (një private dhe një shtetërore) violiniste si mësuese dhe më vonë me të drejtën e firmës se pedagoges. Gjithë këto vite mundohem të jem sa më e denjë nga ana profesionale dhe të justifikoj me të gjitha forcat dhe mundësitë që kam vendin që më kanë besuar. Koncertet i kemi sistematike, çdo javë dhe përveç tyre aktivizohem në shumë aktivitete të tjera me ansamble të ndryshme të muzikës së dhomës. Shumë vështirësi kemi patur të gjithë të huajt për integrimin social të të drejtave të barabarta me vendasit. Punonim dhe nuk na lejonte ligji të ishim definitiv në vendet e punës, por me rinovim kontratash. Kjo sillte ndryshim edhe nga ana financiare edhe nga pasiguria e vendit të punës. Luftova shumë personalisht për të ndryshuar dhe më shumë për të interpretuar siç duhej ligjet evropiane, të cilat nuk zbatoheshin siç duhej ne Greqi. Kjo sillte kontradikta të ndryshme të cilat ma bënë jetën edhe më të vështirë. Por erdhi dita që e gjeta të drejtën dhe unë dhe më vonë u trajtova si gjithë muzikantët e tjerë te huaj.

Cilat janë marrëdhëniet me vendin tuaj. A ka pasur vëmendje për arritjet tuaja nga institucionet shqiptare?
Marrëdhëniet e mia me Shqipërinë ishin të shumta dhe mund të them të shpeshta derisa kisha prindërit. Kënaqësia ime e vetme ishin ata .Vija 3-4 herë në vit dhe kënaqesha dhe rroja me gëzimin e tyre. I bëja edhe ata të lumtur që të rrinin afër fëmijëve të mi. Ishim një familje e vogël, por edhe e madhe njëkohësisht se jetonim me gjyshe në shtëpi dhe kjo ishte një kënaqësi më vete, se mblodhi rreth vetes halla, teze, daja, nipër dhe mbesa. Prindërit e mi kishin 2 fëmijët; mua dhe tim vëlla por shtëpia jonë ishte e mbushur me nipër dhe mbesa. Këtë kënaqësi nuk e gjen në asnjë vend. Jam shumë e lumtur që ata prindër të mi dhanë ato mundësi që t’i jetoj dhe jam shumë krenare për ta.

Institucionet shqiptare disa herë kur kanë lexuar intervistat e mia në Greqi kanë kontaktuar dhe kanë vlerësuar aktivitetin tim profesional, por shumë herë më ka ndodhur që i kanë dhënë një ton racist problemeve sociale qe ne të huajt hasim këtu. Ajo është gabim dhe mua me vjen keq për këtë se ne jetojmë dhe punojmë këtu dhe duhet të tregohemi dyfish të kujdesshëm se si të shprehemi. Tjetër vështirësitë dhe tjetër racizmi i cili është fjalë e rendë. Le të lëmë politikanët të shprehen me këto terma. Ne jemi artistë dhe gjuha jone duhet te jete ndryshe (E bukur)

Si ka nisur bashkëpunimi me Albanian Excelllence?
Bashkëpunimi im me Albanian Excellence fillon në vitin 2014 kur unë u zgjodha nga qyteti im për këtë. Aty u nderova dhe u bë një gala shumë e bukur, në të cilën unë interpretova disa pjesë. Ishte një kënaqësi e madhe. Që atëherë vlerësova shumë punën dhe iniciativën e Flora Nikollës. Kjo gjë na solli në ditën sot që ajo mori iniciativën të krijoi këtë orkestër, të cilën unë e përkraha që momentin e parë. Është shumë emocionuese që shumë muzikantë e përkrahën këtë si iniciativë dhe ju arrit qëllimit të bashkëpunimit.  Mezi presim të shkëmbejmë mendimet, sugjerimet, të luajmë së bashku, sidomos veprat shqiptare që na kanë munguar dhe të emocionohemi se bashku mbas kaq vitesh. E falënderojmë Flora Nikollën dhe profesor Fatos Qerimi për ftesën dhe angazhimin qe patën për te realizuar këtë koncert.

Si mund të na e sillni me fjalët tuaja atmosferën e koncertit që presim më 22 nëntor?
Koncertin e hapim me një pjesë shumë të njohur dhe emocionuse "Fjalët e qiririt "e kompozitorit Limoz Dizdari, e cila është një romancë që gjithmonë emociononte nënën time, si muzika e filmit "Mësonjtorja " dhe kemi dhe prezantues Ardian Cergën që është një nga aktorët e këtij filmi. Dhe mbas saj do ta shoqerojë një poezi shumë domethënëse për atë natë me melodinë "Dua më shumë Shqiperinë” Çdo moment i shfaqjes fsheh nje surprizë të veçantë dhe e mbushur me melodi të njohura dhe shumë të dashura për të gjithë. Programi është përzgjedhur me shumë kujdes nga profesor Fatosi dhe Permian, ku kryesisht ka vepra shqiptare dhe disa klasike. Do dëgjohet edhe Himni i Albanian Excellence.

Cili është roli i familjes suaj në karrierën tuaj, nuk është e lehtë të kesh sukses me violonçelin?
Familja ime ka luajtur rolin kryesor në karrierën time. Të filloj nga prindërit të cilët ishin shtytësit e parë për të hyrë në shkollën e muzikës,  por edhe gjithë kohën me ndihmuan për të më krijuar kushtet e përshtatshme për studim dhe pedagogët e përshtatshëm. Gjithë familja ishte në shërbim të violonçelit tim. Që nga nëna që më gatuante çfarë dëshiroja unë, mami që nuk lodhej një herë me mësimet e mia në Tirane (se unë jam nga Fieri) dhe kujdesin e tepruar që tregonte bashkë me babin tim për çdo gjë që kishte të bënte me arsimin tim deri tek im vëlla, i cili vinte çdo ditë dhe me merrte nga studimi në shkollë. Prindërit e mi dhanë gjithçka për arsimimin e fëmijëve të tyre dhe na lanë një trashëgimin të vyer që janë vlerat e familjes. Prandaj edhe unë si ata doja gjithmonë t’ju ngjaja dhe paralel me violonçelin t’i shërbeja familjes që krijova. Jam e martuar me një shtetas grek (Angjelon) dhe kam 2  fëmijë-Pavlon dhe Thanasin. Janë gjithçka për mua dhe i kam krahë për çdo gjë. Te dy fëmijët filluan violonçelin, por në vazhdim zgjodhën matematikën. Djali i madh është në mbarim të matematikës së aplikuar edhe i vogli drejt asaj rruge po shkon.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marie Dumani: 22/11/2018 17:43

    Jemite lumtura qe kemi nje shoqe si Mirela per karieren qe po bene mundi qe kane bere prinderit per te ajo i ka nderuar me punen e saj dhe familjen e mrekullushme qe ka ndertuar suksese Mirela kudo ku te shkosh

    Përgjigju
  • Etleva Haxhiraj: 22/11/2018 10:50

    Jam shume e lumtur dhe e emocionuar per Mirelen tone te dashur. Mirela eshte pjese e familjes tone,por tani me arritjet,melodine,tingujt dhe boten e saj muzikore,hyri ne familjet shqipetare. Jemi krenare per Mirelen dhe mbare personazhet e tjere, emigrante neper bote,te dukshem dhe te padukshem ne jetet e tyre,te cilet percjellin kulturen dhe traditen shqipetare.SUKSESE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht