INTERVISTA/ Muç Nano: E vërteta e 'Ramës së neveritshëm' dhe pse më 25 prill unë s’mund të votoj partinë e Sali Berishës

INTERVISTA/ Muç Nano: E vërteta e 'Ramës së neveritshëm' dhe pse më 25 prill unë s’mund të votoj partinë e Sali Berishës

Mustafa Nano

Mustafa Nano ka treguar të vërtetën e deklaratës së tij se “Edi Rama me një mandat të tretë do të behet i neveritshëm”.

Gazetari Nano ka thënë se mesazhi që ka dhënë gjatë emisionit të Adi Krastës nuk ka qenë ai që është pasqyruar në shumë portale.

Mustafa Nano thekson se titulli i përzgjedhur nga redaksitë nuk ka të bëj me mesazhin e tij dhe ai pohon se ka deklaruar se: “Qeverisja e Ramës ka qenë plot probleme, por nëse ai merr një mandat të tretë, nuk shoh asnjë problem”.

Ndërkohë që në prononcimin e tij, Mustafa Nano nuk nguron të tregojë dhe votën e tij në zgjedhjet e 25 prillit 2021, teksa shton se s’mund të votojë “partinë e Sali Berishës’.

Zoti Nano ju keni folur mbrëmë në emisionin e gazetarit Adi Krasta lidhur me zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme. Portalet kanë veçuar një titull përmbledhës të asaj bisede: “Mustafa Nano mendon se një mandat i Ramës është i neveritshëm, dhe se Rama duhet të largohet”.

Kam kohë që nuk shqetësohem më nga titujt që u vihen prononcimeve të mija. Le të bëjnë ç’të duan.

-Por ky është një mesazh që ju e përcollët?

-Më thanë se ky është titulli që kanë zgjedhur ata të Syrit. Kështu që nuk ka asnjë çudi në këtë mes. Por nuk ka lidhje fare me mesazhin tim në atë bisedë.

-Cili ishte mesazhi që përcollët ju?

Kush ka ndjekur bisedën, e kupton që ai titull nuk e përfaqëson fare mesazhin tim. Është spekulativ. Mesazhi im ishte: “Qeverisja e Ramës ka qenë plot probleme, por nëse ai merr një mandat të tretë, nuk shoh asnjë problem. Sepse me Lulzim Bashën vendi do jetë në duar më të këqija. Lulzim Basha është gjëja më pa vlerë e politikës shqiptare.”

-Mund t’ju pyesim se për cilën parti do votoni në zgjedhjet e ardhshme? Apo është shpejt?

Mund të jetë shpejt, por një gjë e di që tani. Unë nuk votoj për partinë e Sali Berishës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Crco me bixhak: 10/09/2020 12:31

    O Berisha fuhet rjepur i gjalle me bixhak e ti hidhet ne trup kripe

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 10/09/2020 11:03

    Disa nga "gazetaret dhe analistet", ka kohe qe vrapojne neper studio here ne Shqiperi e here ne Kosove,sic eshte rasti Krasta, qe te perbaltin,edhe pse pa argumete, sa me shume vlerat mat eriale e shpirterore kombetare dhe shtetin shqippatre.

    Përgjigju
  • Robshi: 10/09/2020 09:45

    Ndryshimi mes ketij tipit dhe atyre te shkreteve qe shesin voten per 2mije leke eshte se ata shesin vetem voten dhe per buke goje...ky tipi shet karakterin dhe moralin per corape te kuqe... ptuuuu...media erdoganiste ropt po e censuruat

    Përgjigju
  • Cubi: 10/09/2020 09:36

    Ah mor muci kam njefar respekti per ty,je njefar analisti realist. E para ai portali syri eshte si syri i peshkaqenit bile mer eshte tja heqesh parashtesen del me bukur. E dyta Mir ja ke then ashiqare se ajo partie e kriminelit esht parti m***.

    Përgjigju
  • LYLI: 10/09/2020 09:12

    Partin demokratike e votjn vetëm analfabetët e IDJOTËT. Se njërzit normal nuk mund ta votojn ktë parti anti Shqiptare. Populli Shqiptar nuk është Idjot që të haroi: piramidat, 97, 21 Janarin, shigjen e Detit, pasurimi në miljoner i sy peshkaqen shëmtyrës xenit pa punuar as dhe një dit. Pra populli nuk mund të votoi kur pd wc qenefin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen