Intervista/ Një tornado si Katrina
...kur fuqia e zërit të dikton jetën

Intervista/ Një tornado si Katrina<br />...kur fuqia e zërit të dikton jetën
TIRANË - Katrina Etemi është një prej vajzave që po reziston deri në fazat e fundit në konkursin muzikor “The Voice of Albania”. Një shqiptaro-maqedonase që jeton të Itali dhe është kthyer në Tiranë për të shfaqur fuqinë e saj më të madhe: zërin. Në një intervistë për Shqiptarja.com rrëfen sekretet e udhëtimit të saj muzikor.

Kaltrina, ti i spikate në spektaklin “The voice 5”. Si është kjo eksperiencë për ty?
Sjellja ime është e natyrshme. Punoj shumë për të arritur objektivin për të cilin jam bërë pjesë e këtij formati. Është një eksperiencë e bukur. Shpresoj të mbetet një eksperiencë e kurorëzuar me sukses e pse jo me fitore, për të cilën po synoj.

Pse zgjodhe Sidritin si mentorin tënd dhe a do të bëje të njëjtën zgjedhje nëse do t’ia nisje nga fillimi?
Në ato momente isha shumë e emocionuar dhe konfuze, sepse katër mentorët janë të një niveli shumë të lartë, prandaj zgjedhja ime ishte institktive. Kështu që në rrethana të tjera, ndoshta instikti mund të ishte ndryshe ose i njëjtë. Në kushtet në të cilat ndodhem tani, kam njohur dhe po punoj edhe me Jonida Maliqin, të cilën e vlerësoj dhe jam shumë e kënaqur me të.

Ti ke një eksperiencë muzikore në disa vende të Mesdheut. Sa i ndershëm është terreni shqiptar në sensin e garës së hapur dhe mundësive të barabarta?
Fakti që jam pjesë e këtij formati tregon që unë besoj se terreni shqiptar është i ndershëm në sensin e garës dhe të mundësive të barabarta.

Cili është publiku më i dashur për ty: shqiptari, maqedonasi apo italiani?
Nuk mund të bëj ndarje, sepse jam pjesë e tyre. Por nuk mund të mohoj që publiku shqiptar dhe ai shqiptaro-maqedonas më bën të ndjehem në shtëpi.

Si e zbulove zërin tënd? Kush ishte “veshi i artë” që pikasi talentin tek ty?
Që kur u linda unë, prindërit e mi thanë: “Kjo qan ndryshe...qan me melodinë”. (Qesh). Ka qenë mami ajo që vërejti talentin tim që e vogël, kur fillova performancat e para, ku spikasja me zërin tim dhe karizmin.

Ti ke krijuar një bandë muzikore që e vogël. Ke një stil të guximshëm. Je e tillë dhe në përditshëmrinë tënde, sikundërse në skenë?
Unë karakterizohem si një person me iniciativë dhe e vendosur. Kam karakter të fortë, kështu që kur këndoj, tregoj veten, karakterin dhe grintën. Kështu që kam të njëjtën dinamikë edhe në jetën e përditshme. Që kur isha e vogël kam qenë pjesë në talent shoë, ku kam synuar të jap maksimumin, të mësoj nga ky format dhe të fitoj këtë sfidë.

Cilat janë pritshmëritë e tua për këtë spektakël?
Pritshmëritë e mia nga ky spektakël janë sigurisht fitorja që të hidhem në trampolinën e bukur të botës së muzikës, me cilësinë e fitueses.

Planet e tua muzikore ?
Si çdo person kam dëshira dhe plane... Dëshiroj që t’ju jap jetë teksteve të shkruara nga unë, po që tani jam e fokusuar tek “The voice”.

Çfarë të frymëzon të bësh art?
Për mua arti është jeta vetë. Kështu që unë frymëzohem në cdo gjë që ka të bëjë me të.

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'