“Sot dita e aviacionit shqiptar. Si djalë piloti jam pak vonë për te uruar në këtë ditë të shënuar të njerëzve të fluturimit. Një nderim të vecantë për ata që ranë në krye të detyrës dhe bashkëfamiljarëve të tyre. Pilot i mirë është ai që di të ulë avionin. Kjo është thënia që mbaj më shumë mend nga bisedat e shokëve të tim eti. Gëzuar miq”.
Këto rradhë shkroi në profilin e vet në Facebook, Pandeli Majko, paraditen e 24 prillit. Duke zbuluar atë anë të panjohur të jetës së tij, qenien djalë piloti, emocionet, dëshirat, por edhe ambicien e parealizuar për të ecur në rrugën e tij. Duke thënë jo pa vetëironi se fluturimin e parë e kreu në vitin 1992 me një avion civil, si politikan.
Pandeli Majko, ka shumë për të rrëfyer, jo vetëm për profesionin e të atit, por edhe armën e Aviacionit Ushtarak, që sot është harruar. Por nuk janë harruar kujtimet, nderimi për heronjtë, ata që na lanë dhe ata që janë mes nesh.
Me 24 prill kishit shkruar një status të ndjerë në Facebook për ditën e aviacionit shqiptar. Çfarë do të thoshte të ishe djalë piloti?
Të them të drejtën, kur më kërkuat intervistë për temën e aviacionit si “djalë piloti” e pranova me kënaqësi. Pastaj më kapi një shqetësim që është njerëzor. Ai fillonte me pyetjen që sapo më bëtë. Çdo të thotë “djalë piloti”!?…. Kuptimi i saj pa romantizëm është krenari. Por, pa e tepruar është edhe ankth. Kjo kundërshti nuk është për ta përshkruar profesionin e pilotit sa më “interesant”. Imagjinoni familje të lumtura, me fëmijë dhe të përditshmen e tyre ku çdo gjë thyhet nga një alarm…
Çdo moment qetësie shuhet nga thirrje të tipit ”Shpejt në punë!”, “Urgjent, se ka ngjarje!” apo shpallja e gatishmërisë ushtarake për arsye nga më të ndryshmet. Pastaj vijnë stërvitjet dhe fluturimet ditën dhe natën. Ankthi i grave të pilotëve është i papërcaktueshëm nga fjalët. Përcjellja tek dera e shtëpisë e të shoqit që shkonte në fluturim. Ai “sikur-i” gërryes që ishte thuajse një mënyrë jetese.
Jeta kalonte me vetdijen se qoftë edhe një rastësi ta kthente ëndrën në …asgjë. Pilotët shqiptarë ishin “linja” e parë e luftës së ftohtë dhe e vetmisë së vendit tonë në rajon. Ata ishin ndërkaq autoriteti militar i një shteti të vogël që ndiqte me kokëfortësi “rrugën e vet”. Mig-ët që ruanin hapësirën ajrore të Shqipërisë ishin “mburrja” më e dukshme e një shteti që në historinë e dy luftërave botërore nuk ishte konsideruar seriozisht.
Në vitet 70-të kapaciteti luftarak i shtetit shqiptar paralelizohej me…Izraelin. Ishin kohë të çuditshme dhe të paharrueshme në absurdin që prodhonin. Shqiptarët ashtu si një “avion prove” shkuan në maksimimin e asaj që mund të bëjë një pilot kokëderr, që dëshiron të provojë limitet e teknologjisë së avionit në fluturim. Nga ky këndvështrim, si “djali i pilotit” siç edhe pyetët, isha fëmijë e kohës që jetova...
Imagjinoj një fëmijë që e ka përjetuar thellë profesioni e babait, ikjet, mungesat e gjata, kthimet, pritjet me ankth. Por edhe krenari që kishe një prind të tillë. Kështu ishte?
Tek unë ishte ndryshe. Im atë vinte nga një histori e ndërlikuar. Ai në fund të viteve 50-të u nis në Bashkimin Sovjetik për tu bërë pilot ushtarak. Ishte kryetari i grupit të studentëve shqiptarë.
Ata u nisën drejt një prej bazave ajrore më të mëdha ruse siç ishte ajo e Krasnodarit. Nostalgjia e tim eti më ka rritur me kujtimet për shokët e tij. Grupi ushtarakëve studentë ku bënte pjesë edhe im atë tërhoqi vëmendjen për aftësitë profesionale, por edhe për humorin e moshës që sajonin larg vendit të tyre. Ky grup për rastësi qëlloi me zëra “baritonësh” dhe që këndonin bashkë mjaft këndshëm. Ata fituan në konkurimet muzikore brenda ushtrisë ruse të bazës ushtarake.
“Kori” i pilotëve studentë dalloi me zërin dhe vijën melodike të këngëve shqiptare që këndonin duke marrë edhe çmime. Ato ishin në pjesën më të madhe një tufë këngësh me të shara shqiptarçe në “brezin e shtatë”. Këndoheshin me ritmikë dhe “pasion” nga studentët ushtarak shqiptarë që rusët i la gojëhapur. Erdhi një ditë që “Radio Moska International” të transmetonte si event një këngë nga ky grup me zë kaq të veçantë. Spikeri rus që i drejtohej botës me valët e radios së Kampit Komunist i përshkoi me fjalët: “Dhe ja tani do dëgjoni një këngë të mrekullueshme të partizanëve shqiptarë që këndonin pas fitores në betejat heroike me gjermanët pushtues” . Pas kësaj paraqitjeje fillonte kënga me zërat melodioz të pilotëve shqiptarë që këndonin “Prifti Ravonikut bënte dashuri…!”
Padyshim që po e “zbukuroj” pak por besoj se shpëtuan mirë nga kjo shaka e rëndë. Mund ta kishin pasur pisk po të zbulohej ky humor pa teklif i djemve të ajrit. Kur atasheu ushtarak shqiptar vizitoi bazën ajrore ai u ftua me krenari nga komanda e saj të dëgjonte këngët e “grupit” shqiptar. Këta i kishin marrë masat. Këngët ishin ndryshuar me urgjencë për tu bërë “serioze”. Rusët të çuditur pyesnin për këngët “ritmike” që u kishin pëlqyer dhe që ishin hequr nga repertori… Atasheu gjithsesi kuptoi diçka, por e kaloi me të qeshur. Pilotët janë një botë më vete njerëzore dhe cilido që i përkufizon ata vetëm si “shoferë” avionësh nuk ka kuptuar asgjë.
Prishja e marrëdhënies me Bashkimin Sovjetik e gjeti grupin shqiptar nën një presion të kuptueshëm. U përballën si shqiptarë. Ulën me dinjitet flamurin nga baza dhe u kthyen në vendlindje. Nuk pati asnjë dezertim. Kishte ushtarakë rusë që shprehën dhimbje për këtë ndarje. Nga tregimet e tim eti nuk e harroj thënien e një instruktori rus: “Në se do të më urdhërojnë të luftoj në Shqipëri do të isha i lumtur të rrëzohesha nga studentët e mi…” Nga im atë kam trashëguar një lloj nostalgjie për… rusët. Vite më vonë në 1999 në zyrën time të kryeministrit mbëriti një delegacion i Dumës ruse. Ishin thuajse të gjithë ish-ushtarakë të vjetër. Për ta nënvizuar këtë fakt kishin vendosur edhe dekoratat e luftës. Biseda ishte e akullt dhe pa diplomaci. Ambasadori rus që i shoqëronte nuk foli. Folën ata dhe me gjuhë të drunjtë. Arsyetimi i tyre ishte se nëse do të shperthente lufta në Kosovë ishte e qartë që Rusia do të përfshihej në të… Nuk fola. Po i vështroja me kujdes. Duhet të kishte pilotë midis tyre.
Librin rus “Qielli i Balltikut“ me temën e pilotëve rusë gjatë Luftës së Dytë e kisha lexuar mbi dhjetë herë. Kisha përballë edhe heronjtë e librave të fëminisë sime. Pastaj erdhi fjalia e tyre se Rusia kishte armë bërthamore dhe… se Shqipëria ishte një vend i vogël…Çfarë mendoni? Ishin pleqtë me dekorata që po më pyesnin. Fillova të flas. Në fillim ngadalë. “Në se ndodh ajo që thatë…populli im nuk ka rrugë tjetër veç të bëjë atë që pilotët heronj të Bashkimit Sovjetik bënë gjatë Luftë së Dytë Botërore.
Do të bëjmë “tarrant!”…“Tarranti” si fjalë ushtarake vjen nga Lufta e Dytë, kur pilotët rusë me vetëm disa javë përgatitje nuk kishin asnjë mundësi për të fituar në betejat ajrore. Ata për këtë arsye përplaseshin me avionët gjermanë ballë për ballë duke rrëzuar të dy avionët. Kjo ishte neuroza e “as-ëve” fluturues gjermanë. Pleqtë rusë heshtën pasi përmenda “tarrantin”. Biseda mbaroi. U çuan dhe dolën. Disa prej tyre për çudinë time më nderuan ushtarakisht. Kisha folur si djalë piloti dhe jo si kryeministër.
Çfarë ju thoshte babai në ato pak kohë që kalonit bashkë, për çfarë bisedonit?
Mos prisni tu them detaje. Më kuptim ka t’ju them se më pas grupi i pilotave të tim eti udhëtoi drejt Kinës dhe miqësisë së re kineze. Në fakt nuk zgjati shumë. Të mësuar në Shqipëri dhe sidomos me standartin e jetës “ruse” situata e grupit të pilotëve në Kinë shkoi drejt një lloj rebelimi nga kushtet e jetesës dhe arsyet financiare. Grupi refuzoi të fluturonte. Nuk ka gjë më të rëndë se sa një pilot të refuzojë fluturimin. Në ushtri kjo është ngjarje e rëndë. Reagimi i shtetit shqiptar ishte i menjëhershëm. Grupi u kthye në atdhe.
U hap një proces hetimor i cili insistonte të gjente “organizatorët”. Kjo nuk funksionoi. Procesi u mbyll me masa disiplinore. Babai im u përjashtua nga partia dhe ju hoq “uruçka” (timoni i avionit- rusisht)…Kjo do të thoshte që ai nuk mund të fluturonte më. Ishte dramë dhe eksperiencë po ashtu. Për fat miqësia në ushtri ka standarte të tjera nga jeta civile. Im atë ndoqi studimet në akademinë e mbrojtjes dhe u rikthye në aviacion si oficer shtabi. Ai arriti deri në postin e lartë të shefit të shtabit të përgjithshëm të aviacionit ushtarak.
Nuk harroj të them se im atë u rifut në parti. Nuk e kishte me dëshirë, por ishin shokët e vet që e nxitën dhe sidomos një burrë i mrekullueshëm dhe miku i tim eti, quhej Seo Trola, i cili nuk jeton më. “Bëje kërkesën për tu futur në parti! Në mos për veten tënde bëje për këtë…” – i tha babait duke treguar me gisht nga unë ende fëmijë. Babai im u ribë komunist edhe prej meje. Unë mbeta i majtë sidomos prej tij. Kam mësuar nga ai si çdo djalë nga babai i vet.
E kishit menduar ndonjehere te beheshit pilot, si babai?
(Qesh) Po si jo!? Ajo ishte ëndërra ime. Nuk ishte e thënë të bëhej realitet. Im atë ishte kundërshtari i saj. Çdo mungesë e imja në fëmini lidhej nga ai me “pamundësinë” time për tu bërë pilot. Kthehesha vonë në shtëpi…E bërtitura e babait ishte: “Çfarë piloti do bëhesh?!” Merrja notë ulët, zihesha me shokët, lija flokët e “gjata” dhe deri po të harroja sirtarin hapur…kritika e tim eti ishte: “Dhe të gënjen vetja se do drejtosh avionin me këtë mendje që ke?!”
Në fakt ndodhte e kundërta. Biblioteka ime dhe leximet për aviacionin ishin plot dhe jashtë të zakonshmes për moshën që kisha. Stërvitesha me ujë të ftohtë dhe një pjesë të jetës e kalova me ankthin se si do të paraqitesha në komisionin mjekësor që do të vendoste në aftësinë e mia për të fluturuar. Ironikisht herën e parë që fluturova nuk ishte avioni ushtarak i ëndrës sime.
Ai ishte avioni civil i linjës Tiranë – Romë në vitin 1992. Unë isha brenda tij si një pasagjer dhe deputet i opozitës. Shumica e atyre që ishin në delegacionin parlamentar kishin emocionet e mbërritjes për herë të parë në perëndim. Unë në fakt dridhesha nga një emocion tjetër. Ai ishte i të fluturuarit për herë të parë me avion. Pata fat që qëllova nga dritarja. Mbështeta kokën në xhamin ku nuk shihej asgjë vec errësirës dhe…lotova. Mbase po bëja të njëjtën gjë si babai im kur nga vendroja e aeroportit shihte shokët e tij si fluturonin. Po sillesha natyrshëm. Isha një “djalë piloti” në fluturimin tim të parë…
Mendoj se ishte luks atëherë të kishe një baba që fluturonte, që kishte një xhup të lëkurtë, që shikonte gjithçka nga lart, që ushqehej mirë, sepse ashtu ishte dieta e pilotit etj. Por besoj kishit dëgjuar edhe për aksidentet, humbjen e jetëve të pilotëve. Ju e thoni mes urimit tuaj se: “Pilot i mirë është ai që di të ulë avionin. Kjo është thënia që mbaj më shumë mend nga bisedat e shokëve të tim eti”. E mendonit ndonjëherë se ai nuk do të arrinte të ulej?
Kam vështirësi t’jua shpjegoj këtë punën e “xhupit të lëkurës”…Si rregull ndalohej që ato të visheshin nga personat civil në familjen e pilotit. Pas një periudhe këto xhupa lëkure nuk mbaheshin nga pilotët, por detyrimisht dorëzoheshin. Ka pasur në fakt edhe përjashtime. Kjo ndodhte kur piloti vdiste në detyrë. Askush nuk guxonte të kërkonte kthimin e “xhupit” nga familja e të ndjerit. Mund të keni parë ndonjë djalë me xhup lëkure piloti që binte në sy, padyshim. Por, nuk duhet t’ja kishit zili. Në ‘botën” e pilotëve ajo ishte shenja e shokut të humbur dhe jo ajo që ju civilët ju duket se shikonit. Kur dëgjoj ironi për trajtimin e pilotëve mërzitem. Për disa duket se piloti është veç një “princ” i mbushur me veshje lekure, dieta dhe favore kur në fakt është krejt ndryshe. E di që rrezikoj që dikujt ti duket se po glorifikoj profesionin e pilotit. Për mua, pilotët janë njerëz të parakohshëm.
Janë një grusht njerëzish që kanë patur fatin të hipin në avionët reaktivë, apo helikopterë. Ju e patët një fat të tillë, në ndonjë pasdite, apo ditë feste, bashkë me babanë tuaj dhe si e keni përjetuar?
Jo, me babain nuk kam fluturuar asnjëherë. Por ka pasur raste që e kam kërkuar prezencën e tij. Kur rikonstruktuam me ndihmën e Turqisë aeroportin ushtarak të Kucovës e ftova të vinte në inagurim. Ai i njeh aeroportet shumë mirë, por ai i Kuçovës për mua ishte i vecantë. Nga mosha 3-4 vjeç deri në klasë të pestë unë kam jetuar në këtë qytet pas transferimit të tim eti atje. Ky ishte aeroporti im i fëminisë ku kam shëtitur sa herë kam pasur mundësi midis avjonëve. Doja që ta bëja një “gisht” më të mirë se sa kishte qenë aeroportin e fëminisë sime. Në fakt ishte bërë goxha punë. E pyeta me sy tim se si po i dukej. Më lëshoi një “Mirë!” që më habiti. Pastaj ai u tërhoq mënjanë me ca ushtarakë të vjetër ku dëgjova vetëm “Ç’keni bërë me ato?!”….
I qeshur më pas babai gjatë drekës më pëshpëriti se i gjithë aeroporti kishte qenë i minuar deri në “grykë” për të mos lejuar desantimin në të. Më ngeci buka në grykë. Pyeta i habitur: “Pse akoma i minuar ishte?!” Isha i rrethuar nga fytyra të qeshura që më shikonin thuajse të lumtur nga habia ime. Të pashqetësuar nga rrjedhja e kohës, përgjigja ishte: “Pa problem, shef! I hoqëm!”…
Pilotët, njerëzit më atdhedashës
Personalisht kam njohur disa pilotë. Por kishin edhe ndonjë ves të vockël, psh të pinin alkool, apo të tymosnin shumë, ndoshta nga stresi që u jepte puna me kokë në torbë siç thuhej. Çfarë thoshte babai juaj për stresin e tij dhe të shokëve, para fluturimeve, gabimeve njerëzore apo teknike që bëheshin, por që më pas edhe ndëshkoheshin, pse jo edhe me grupe “puçiste” në ushtri?
Mendoj se keni perceptim të gabuar. Jeta e një njeriu nuk gjykohet si po e kalon pensionin. Në aviacionin ushtarak nuk ka pasur “grupe armiqësore”. Aviacioni përmblidhte një grup social mjaft të kulturuar që nuk binte kollaj në gabim. Fluturimi të krijon tjetër raport me atdheun. Asnjë pilot nuk dezertoi gjatë luftës së ftohtë që në fakt mund të ndodhte me shumë lehtësi. Kjo nuk kishte lidhje me ideologjinë. Pilotët janë njerëz me botë të madhe shpirtërore dhe dashuria ndaj atdheut nuk ishte abstraksion. Presioni i punës ishte maksimal, por individët në këtë profesion nuk janë të zakonshëm. Në se i sheh sot duke pirë pak apo duke tymosur duhan nuk do të thotë gjë. Kam folur me pilotë italianë dhe nuk harroj respektin me të cilin më flisnin për pilotët tanë. Jam çuditur kur më thoshin se mbi detin Adriatik “përplaseshin” me avionët shqiptarë dhe ekzistonte edhe kod “përshëndetje” midis tyre. Kur ma thanë këtë fakt u preka. Jashtë çdo dyshimi pilotët nuk e kanë raportuar “pershëndetjen me armikun” në ujërat ndërkombëtare. Kishin kënduar përsëri këngën e “Priftit të Ravonikut”...mbi Adriatik.
Në periudhën e Luftës së Irakut ndodhesha së bashku me disa ministra të tjerë të ftuar nga sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfelld në aeroplanmbajtësen “Kenedi”. Isha i emocionuar. Jo nga pamja e anijes, por nga diçka tjeter. Në një moment Sekretari Ramsfelld ma tërhoqi krahun. “Çfarë ke, nuk të shoh mirë?!”- më pyeti. “Kjo është anija që mbante babain tim 24 orë në gatishmëri kur hynte në Mesdhe…”- ju përgjigja. Amerikanit dhe mikut tim i plasi një e qeshur që mu ngjit më pas edhe mua.
Heqja e MIG-ëve, Ramsfelldi qeshi me batutën e tim eti
Pas viteve ’90 forca ajrore e Shqipërisë u reduktua. Me qindra MIG-ë u magazinuan dhe u stacionuan nëpër tunele dhe pista. Mendoni se ky duhet të ishte fati i forcës ajrore të Shqipërisë?
Jo nuk është ky fati i forcës ajrore. Forca ajrore e një vendi nuk janë “avionët”, por pilotët e saj. Po humbëm pilotët kemi humbur gjithçka. Nuk dua të bëj optimistin, por di t’ju them se avionët do të kthehen më të mirë seç kanë qenë…Përsëri!
Vendimet më të fundit për shuarjen e misionit të MIG-ëve u morën gjatë kohës kur ju ishit në qeveri dhe në mos gaboj ministër i Mbrojtjes. Si reagoi babai juaj ndaj këtij procesi demilitarizimi, që në fakt e lë Shqipërinë pa forcë ajrore?
Kjo është pyetje të vështirë. Procesi reformave nën drejtimin e Natos dhe SHBA-së solli në një moment kërkesën e tyre që avionët luftarak të hiqeshin fare nga struktura e forcave të armatosura të Shqipërisë. Unë isha ministër i mbrojtjes dhe refuzova. Isha i prerë dhe padyshim edhe me emocion. Im atë e kishte marrë vesh. Më mori në telefon disa ditë pas debatit që kisha bërë me delegacionin e NATO-s. Filloi të më fliste me nervozizëm dhe e lashë të zhbrazej. Ja preva shkurt “Nuk do të hiqen avionët…” pastaj e shtova “…Sa të jem unë kjo nuk ndodh!”
Pranova shkurtimin e avionëve, por jo eleminimin e tyre. Fluturimet vazhduan po ashtu edhe presioni kundër tyre. Në Bruksel arrinin dhe më thoshin deri se “…E dimë për babain juaj dhe mirëkuptojmë nostalgjinë për avionët…” Numëroja me vete deri në dhjetë kur ktheja përgjigje. Më në fund ja gjeta anën kësaj pune gjatë një vizite në Pentagon. Aty Sekretari Ramsfelld më pyeti për reformën në fushën e mbrojtjes. Me humor i thashë se kam probleme me tim atë për punën e eliminimit të avionëve sepse ai nuk është dakord që të zëvendësohen me helikopterë…“Çfarë thotë për këtë?” – pyeti me interes Ramsfelldi që ishte edhe vetë një ish-pilot avioni. “Më thotë që nuk zëvendësohen shqiponjat me pula!…”- i thash. E qeshura e Ramsfelldit mbushi dhomën. “Shumë mirë e paska thënë. Jam dakord me të!”- vazhdoi ai. Pastaj folëm për diçka interesante… Kjo është një histori që nuk hyn tek e drejta ime për të treguar.
Disa kohë para zgjedhjeve të 2005 për fat të keq humbëm një pilot në stërvitje. Nano nxori një urdhër për pezullimin e fluturimeve. Pavarësisht kësaj nuk i nxora avionët fluturues nga struktura e Forcave të Armatosura. Akoma kam nervozizëm kur e kujtoj atë moment. Kam lexuar në ndonjë shkrim në media se prishja e avionëve është bërë me urdhërin tim. Kjo më dhembi. Avionët janë pjesë e pandarë e traditës, edukatës dhe historisë sime personale.
Midis pilotëve ka pasur raste që “flisnin” me avionin e vet. Nuk është “çmenduri”. Ishte marrëdhënia e veçantë me “atë” që i beson jetën tënde. Sigurisht, avioni është hekur për disa, por jo për pilotin. Të “presësh” një avion për mua ishte si të vrasësh një njeri… Plani im ishte një muze i madh në Aeroportin e Gjadrit për të gjithë avionët. Kur e mora vesh lajmin e nxjerrjes përfundimtare të avionëve nga Forcat e Armatosura isha në opozitë…
Sot Shqipërisë po i vijnë helikopterët e Eurokopter, Cougar, më së shumti për operacionet e kërkim-shpëtimit. Vendi nuk ka më një flotë ajrore. Mendoni se e meriton ta ketë një të tillë, edhe pse kushton?
Helikopterët kinezë që gjeta kur mora detyrën e Ministrit të Mbrojtjes pas zgjedhjeve të 2001 ishin me orë fluturimi të mbetura nga 7 deri në 12 orë (afërsisht!) Më pas, falë ndihmës italiane futëm në forcat ajrore helikopterët e tipit “Augusta” dhe firmosëm për ardhjen helikopterit të “Eurocopterit” me dy motorë nga Gjermania.
Aviacioni do t’i duhet politikës së sigurisë së shtetit shqiptar. Kjo nuk është “nostalgjia” e një “djali piloti”.
Pas konfliktit në Maqedoni mendova se ishte me vend të bëhej një stërvitje në zonën e Pogradecit. Ishte viti 2002 dhe isha për herë të dytë në zyrën e Kryeministrit. Asistova në stërvitje. Në një moment thirra komandantin e aviacionit që e njihja mirë. “Do ishte mirë që dy çifte avionësh të kalonin mbi liqen.” – i thashë. “U thuaj nga ana ime pilotëve se edhe po kaluan pak kufirin nuk bëhet kjameti!...” Avjonët erdhën dhe kaluan rrafsh me liqenin atje ku mendoja. Nuk ishte e vështirë ta kuptoja që pilotët e kishin marë me kënaqësi këtë fluturim. Pas disa ditësh mu konfirmua një takim me kolegun maqedonas dhe i cili vërtet kaloi shumë mirë.
Pilotët kishin “kënduar” sërish pas kaq vjetësh, në një shekull tjetër, mbi liqenin e Ohrit, këngën e “Priftit të Ravonikut…” Kolegu im maqedonas nuk e dinte këtë këngë të kënduar nga im atë dhe shokët e tij dikur në Rusinë e largët…Sigurisht!
Marrë nga "Shekulli"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com