Intervista/ Pëllumb Kallfa: Ju
rrëfej fotot e rralla të babait tim

Intervista/ Pëllumb Kallfa: Ju<br />rrëfej fotot e rralla të babait tim
TIRANE- “Një gjest fisnik”, e quajti studiuesi i njohur i fotografisë, Qerim Vrioni, aktin e dhurimit nga familja Kallfa të 2280 materialeve fotografike fototekës Kombëtare “Marubi” në Shkodër. Për studiuesin Vrioni “këto materiale kanë vlerë të rallë, jo vetëm historike dhe kulturore, por edhe artistike”, ku ai veçon peizazhet e rralla të Shqipërisë të fotografuara nga Mehmet Kallfa.

Mehmet e Osman Kallfa ishin dy vëllezër fotografë të viteve ’40 dhe kanë bërë një punë të madhe dokumentare, njëri në studio dhe tjetri në terren, për ruajtur më memorie ngjarje të rëndësishme të historisë së vendit. Materialet që iu dhuruan fototekës “Marubi” kanë qenë pronë e “Foto Studio Kallfa” që u ngrit te Sahati i Tiranës para viteve ’60. Kjo studio u ka shërbyer, jo vetëm qytetarëve të Tiranës, por edhe atyre që vinin nga rrethet dhe merrnin me vete një kujtim nga Tirana.

Dy bijtë e fotografëve, Pllumb Kallfa e Gëzim Kallfa, kanë qenë dje të pranishën në ceremoninë e dhurimit në ambjentet e Ministrisë së Kulturës në Tiranë. Jo vetëm fakti se Fototeka Marubi do të pasurohet me filma, negativë, fotografi në pozitiv, aparat fotografik “Praktica PLC 2″, “Kodak Vollenta 620″, stativ i aparatit të vjetër “Lamperti & Carbagnati”, Milano, aparat fotografik i vjetër me objektiv “Schneider–Kreuznach, etj, por vetë historia e Shqipërisë e përshkruar në këto foto e bënë të madhërishëm gjestin e vellezërve Kallfa.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh