TIRANE- Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi është një nga këngëtarët më të përfolur të skenës shqiptare. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ai vjen me një rrëfim ndryshe për “Shqiptarja.Com”, ku tregon hap pas hapi të gjithë ngjarjen e ndodhur që nga 1 Shkurti i 2015-së, arratisjen, kthimin në Shqipëri dhe dorëzimin e çështjes në Gjykatë.

Pas shpalljes në kërkim, Stresi na tregon se ka mundur të arratiset nga Shqipëria drejt Zvicrës dhe u kthye vetëm pas 5 muajsh, pasi e pa të arsyshme të mos qëndronte në arrati për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në këtë rrëfim, Stresi na tregon se nëse do ta dënojnë me 6 muaj burgim, ai është i gatshëm ta kryej, duke theksuar se drejtësia shqiptare ka treguar mëshirë për të.